Avokati Idajet Beqiri, duke folur në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv, për aferën e privatizimit të ish-kompleksit ‘Partizani’ tha se pjesëtarë të familjes Malltezi janë bërë ujqër me njeri tjetrin pasi ky i fundit i ka vjedhur. Sipas Beqirit ai është në gjyq me tezen e tij.
‘Nuk e ekzagjeroj por ju them juve, si janë përjashtuar pjesëtarë të familjes Malltezi, janë bërë ujqër edhe me njëri tjetrin kushëriri i parë ka ngrënë kushëririn e parë. Jamarbër Malltezi i ka vjedhur dhe ata. Kur them me tezen e vet kam parasysh disa gjyqe. Edhe gjyqtare edhe prokurorë me vendimmarrjen e tyre kriminale, janë 10 gjyqtarë që kanë dhënë vendime në kundërshtim me ligjin.
Krimi është i hapur i Oerd Bylykbashit. Ish gjeneralin e Shtabit, i cili u bë bllok u bë barrikadë, i cili tha jo. Ai shkoi dhe shpërdori detyrën i çoi grup për kontroll e zhduku nga faqja e dheut. Nuk qenka bashkëpunëtor bashkë me Saliun. Të gjithë këtij janë minimumi bashkëpunëtor me shpërdorimin e detyrës. SPAK heton dhe mbasi heton dhe përcakton kush e shpërdoroi detyrën, pastaj në fund thotë këto e kanë kryer këtë krim që dënohet deri në 7 vite burg. Është hetuar por nuk janë marrë përgjegjësi penale. Kjo dosje po shkon dhe jam i bindur se kemi të bëjmë me një dosje siç ishte dosja e veçuar e Fatmir Mediut. Kjo do të jetë me fraksion.’- tha Beqiri për gazetarin Arbër Hitaj
Lajmi kryesor:
Dosja ‘Partizani’, Beqiri: Familja e Saliut ka funksionuar si organizatë kriminale! Berisha rrezikon 8 vite burg, Malltezi minimumi 10! Petraj: Pasuritë do u konfiskohen
M.Q.//ReportTv.al