Politikë

Afera ‘Partizani’/ Berisha merr në mbrojtje dhëndrin Malltezi: U mbajt dy vite i burgosur politik për hakmarrje, i vetmi i dënuar është Rama

7 Korrik, 13:27| Përditesimi: 7 Korrik, 15:45

  • Share

 Kryetari i PD-së, Sali Berisha, mori në mbrojtje dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi, teksa komentoi vendimin e GJKKO-së ditën e sotme për ta nxjerrë nga arresti shtëpiak pas gati dy vitesh izolimi.

Berisha tha se Malltezi nuk kishte bërë asnjë shkelje ligji dhe i vetmi shkak pse u borgosi politikisht ishin denoncimet që i bëri qeverisë së Ramës nga viti 2013 dhe në vijim me mbi 300 postime për inceneratorët dhe shkeljet e tjera. Kreu i PD-së theksoi se i vetmi i dënuar për shkelje ligji është kryeministri Edi Rama.

“Ka bërë 2 vite burg në shtëpi, i burgosur politik. Në mënyrë absolute, pa shkelur asnjë ligj të këtij shteti, asnjë rregull e standard të këtij shteti, me një dosje piramidë mashtrimi, i vetmi njeri nga qindra njerëz që kanë firma në atë dosje, i dënuar nga gjykata është Edi Rama, me 320 mijë euro dhe i ka kthyer një më një, i vetmi njeri që ka shkelur ligjin nga qindra punonjës që kanë fimat e tyre në atë proces, nga 1994, njeriu i vetëm që është gjetur shkelës i ligjit dhe dënuar nga gjykata e tre shkallëve, është Edvin Ramaduro”, tha ai.

Më tej e cilësoi hakmarrje burgosjen e dhëndrit, me dorën e kreut të SPAK, Altin Dumani dhe prokurorëve të tjerë, që nuk nguroi t’i sulmonte me emra.

“Është mbajtur Malltezi si një akt hakmarrje si një nga personat që i tha shqiptarëve se afera e djegësve është afera më korruptive, si një njeri zyrtar i kësaj partie që i publikoi nga viti 2013 e në vazhdim 300 e ca statuse kundër tij që kishte në qendër Ramaduron dhe krimet kushtetuese të tij. E për të gjitha këto Rama me mercenarët e tij si Altin Dumani, Arben Kraja dhe Enkelejda Fetahu, simotër e gjykatëses bandite të Suel Çelës, e mbajtën për hakmarrje dy vite”, vijoi Berisha.


Lajmi kryesor:

Afera Partizani/ Pasuria ‘shpëton’ Malltezin, GJKKO e liron nga arresti shtëpiak, 3 mln lekë garanci! Gjyqtares Ulliri iu rrëzua kërkesa për dorëheqje


A.Q/E.H/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Nis aksioni për lirimin e hapësirave publike, si e vlerësoni?