Sali Berisha

Afera ‘Partizani’/ Berisha 'shpërfill' për herë të katërt vendimin e GJKKO! Organizon protestë para Kuvendit! Paraqitet në SPAK biznesmeni Fatmir Bektashi

18 Dhjetor 2023, 10:15| Përditesimi: 18 Dhjetor 2023, 11:24

  • Share

1702566645_saliberisha.jpg

Ish-kryeminstri Sali Berisha ka shkelur sërish vendimin e gjykatës dhe nuk është paraqitur për herë të katërt në SPAK në zbatim të masës së sigurisë ‘detyrim paraqitjeje’.

Berisha sipas gjykatës duhet të paraqitet të hënën e parë edhe të 3 të çdo muaj në SPAK, para OPGJ. Por, ish-kryeministri ka zgjedhur që sot të organizojë protestë para kuvendit, ndërsa Këshilli i Mandateve do të shqyrtojë kërkesën e SPAK për arrestimin e tij.

Berisha akuzohet për korrupsion pasive për çështjen e ish-klubit sportiv Partizani. Ndaj Berishës është caktuar masa e sigurimit "detyrim paraqitje" dhe "ndalim për të dal jashtë vendit".

Ndërkohë ndërtuesi Fatmir Bektashi është paraqitur në SPAK, për masën e sigurisë që është vënë ndaj tij, detyrim paraqitjeje’, për aferën e Partizanit. Bektashi është parë teksa futet në ambientet e SPAK dhe kjo është hera e katërt që ai paraqitet që prej vendosjes së masës së sigurisë nga GJKKO.


Lajmi kryesor:

Këshilli i Mandateve i hap rrugën SPAK për arrestimin e Sali Berishës! Alibeaj bashkon votën me 5 deputetët e PS! Të enjten votimi në Kuvend


SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?