Sali Berisha në SPAK

Kronikë

Berisha sëmuret, nuk paraqitet në SPAK për aferën Partizani! Më 30 qershor seanca e parë e gjyqit

16 Qershor, 09:33| Përditesimi: 16 Qershor, 11:29

  • Share

TIRANË- Sali Berisha nuk u paraqit sot në SPAK në zbatim të masës detyrim paraqitjeje për aferën Partizani, për shkak se është sëmurë me virozë. Kreu i PD duhej të ishte para oficerit të policisë gjyqësore në orën 10:00, por avokati i tij Ledio Nuraj, njoftoi prokurorët se ishte sëmurë.

Para SPAK nuk pati as simpatizantë, ndërsa Berisha duhet të paraqesë edhe raportin mjekësore për të justifikuar ligjërisht mosparaqitjen në zbatim të masës.

Më 30 qershor, në GJKKO do të mbahet seanca e parë e gjyqit për Partizanin me të pandehur Berishën, dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi dhe 3 të tjerët.

Elsa Ulliri, kryesuese dhe Bib Ndreca e Rudina Palloj janë treshja e gjyqtarëve që do të gjykojnë dosjen Partizani. Sali Berisha do të bëhet i ish zyrtari më i lartë në historinë politike të vendit që do të dalë para një trupe gjykues në përballjen e parë të vërtetë me drejtësisë. Pritet një gjyq i gjatë, me dëshmitarë dhe paraqitje provash, pasi asnjë prej të pandehurve nuk ka kërkuar gjykim të shkurtuar.

Nën akuzë për korrupsion, Sali Berisha do të përgjigjet për aferën e privatizimit të klubit Partizani, për të cilën SPAK thotë se ai shfrytëzoi pushtetin që i jepte pozicioni i Kryeministrit për të pasuruar familjen e tij, përmes dhëndrit Jamarbër Malltezi. Ky i fundit do të përballet me drejtësinë për korrupsion pasiv dhe pastrim parash.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Kë mbështesni në konfliktin mes Izraelit dhe Iranit?