Berisha në SPAK, 6 janar

Kronikë
Politikë

Afera ‘Partizani’/ Sali Berisha paraqitet nesër në SPAK, 'mobilizon' militantët në protestë! Mesazhi për strukturat: SKAP-i vegël e Ramës

19 Janar, 12:11| Përditesimi: 19 Janar, 12:45

  • Share

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha, i pandehur për aferën Partizani, do paraqitet nesër në SPAK në zbatim të masës detyrim paraqitjeje. Kryetari i PD duhet të paraqitet në orën 10:00 para oficerit të policisë gjyqësore.

Por, edhe kësaj radhe ish-kryeministri ka mobilizuar sërish militantët para prokurorisë së SPAK.  Report Tv dhe Shqiptarja.com kanë siguruar mesazhin që u është drejtuar strukturave që nesër, 20 janar, të mblidhen sërish në SPAK teksa Berisha do paraqitet në zbatim të masës së sigurisë të caktuar ndaj tij.

“Dita e hënë është data e radhës e përcaktuar për t'u paraqitur Kryetari i PD, Prof. Dr. Sali Berisha, në SKAP. Ndaj, në orën 9:30, përsëri të gjithë në protestë përpara SKAP-it, si vegël në duar të Ramës për të përndjekur kundërshtarët politikë. Faleminderit”, thuhet në mesazhin e ndarë për strukturat e PD.

Kjo është hera e dytë që Berisha do paraqitet në SPAK, ndërsa për herë të parë në zbatim të masës së sigurisë shkoi në SPAK më 6 janar ku mblodhi vetëm një grusht militantësh. Berishës iu rikthye masa e detyrimit të paraqitjes më 3 janar 2025 nga gjyqtari i Apelit të Posaçëm, Engert Pëllumbi, pasi SPAK ankimoi lirimin e tij. 

Berisha është marrë i pandehur për dosjen ‘Partizani’, për të cilën SPAK e akuzon se me një sërë veprimesh i hapi rrugë privatizimit të ish kompleksit sportiv Partizani që u pasua me ndërtimin e 19 kullave, ku përfitues është dhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi, i pandehur gjithashtu.

Të pandehur në aferën Partizani janë edhe biznesmeni Fatmir Bektashi, Xhimi Begeja orataku i Malltezit, trashëgimtar i tokës dhe bashkëpronar i 'Homeplan' dhe Andia Pustina, financiere që kryente të gjitha operacionet financiare dhe ligjore të Homeplan.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?