Afera 'Partizani'/ Berisha vijon të shkelë 'arrestin shtëpiak' pa i hyrë gjemb në këmbë! Në shtëpi pret të pandehur, të dënuar nga Gjykata e Lartë e Nju Jorkut

17 Gusht, 14:27| Përditesimi: 17 Gusht, 18:24

  • Share

Tirane- Ish-kryeministri Sali Berisha vijon të thyejë pa i hyrë gjemb në këmbë masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’ duke pritur në banesë jo vetëm miq e bashkëpunëtorë, por dhe personazhe me dritë hije, apo me probleme penale njësoj si ai.

Këtë herë në banesën e tij ka qenë Nazo Veliu e cila dikur mbante postin e sekretares së Përgjithshme te Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës, VATRA, në Amerikë, por që momentalisht është në proces penal në Gjykatën e Lartë të Nju Jorkut dhe është përjashtuar unanimisht nga kjo organizatë.

Dy ditë më parë Ish-ambasadori i Shqipërisë në Londër, Mal Berisha postoi në facebook foto ku Sali Berishës ndodhet në mes Nazo Veliut dhe Agim Rexhaj. Takimi duket që është mbajtur në banesën e tij ku ndodhet i burgosur prej 30 dhjetorit 2023, në rrugën "Mustafa Matohiti" në Tiranë.

Takimet janë postuar për të përcjellë mesazhin se Berisha vijon të ketë mbështetjen e shqiptarëve në SHBA nga Federata Panshqiptare Vatra, që është organizata më e madhe e komunitetit shqiptar në SHBA. Por e gjitha është demaskuar.

Federata Pan-Shqiptare e Amerikës “Vatra” me bazë në Nju Jork, përmes një reagimi po në facebook ka sqaruar se Nazo Veliu jo vetëm që nuk është më Sekretare e Federatës, por prej një viti ajo është përjashtuar unanimisht nga Vatra, dhe aktualisht ndodhet në proces penal në Gjykatën e Lartë të Nju Jorkut.

“Sqarojmë opinionin publik dhe mediat e interesuara, se znj. Nazo Veliu jo vetëm që nuk është më Sekretare e Federatës ‘Vatra’, por prej një viti ajo është përjashtuar unanimisht nga Vatra, për shkelje të vazhdueshme të kanunores dhe ligjeve të SHBA-ve dhe aktualisht ndodhet në proces penal në Gjykatën e Lartë të Nju Jorkut, përmes të cilës znj. Nazo Veliu së bashku me disa individë të tjerë jo anëtarë të ‘Vatrës’ ju është ndaluar pjesëmarrja e përfaqësimi, për të cilat gjykata ka marrë vendim që të jenë të përjashtuar nga të gjitha aktivitetet, funksionet dhe në të njëjtën kohë të qëndrojnë larg selisë të ‘Vatrës’ në Bronx, Nëë York”, thuhet në reagimin e Vatrës.

Madje Faderata "Vatra" sqaron opinionin publik se Mal Berisha për të disatën herë gënjen dhe si anëtar i “Nderit të Vatrës” atij nuk i lejohet të keqinformojë, ndërkohë që është i informuar për masat e marra nga Kryesia dhe Këshilli i "Vatrës" në mbledhjen e datës 17 Mars 2024 në Boston.

Pak ditë më parë Berisha priti në apartamentin e tij ish-deputetin e Kosovës Gani Geci, një personazh me dritëhije në Prishtinë, i dënuar për vrasje.  Më 4 qershor 2021, Gani Geci ishte shpallur fajtor nga Gjykata themelore e Mitrovicës për vrasjen e Ruzhdi Shaqirit në gushtin e vitit 2014. Geci ishte dënuar me 3 vite e gjysmë burg dhe është liruar nga qelia më 31 maj 2024. 

Në të dyja rastet Berisha nuk i poston këto foto në profilin e tij në facebook por fotot postohen në profilet e personazheve të cilat kanë vizituar Berishën në banesë. 

Për ish-kryeministrin, i cili ndodhet në arrest shtëpie prej 30 dhjetorit të vitit të shkuar ky takim është në kuadër të shkeljeve të vazhdueshme të vendimit të GJKKO-së  e cila ka vendosur 'arrest shtëpie' për Sali Berishën në hetim për 'korrupsion' për aferën e privatizimit të ish kompleksit sportiv "Partizani". Ndonëse vendimi është ankimuar nga Berisha në Apelin e GJKKO-së dhe në Gjykatën e Lartë, duke kërkuar një masë më të butë sigurie, asnjëra nga këto gjykata nuk ka refuzuar të zbusë masën e sigurisë.

Sipas Kodit të Procedurës Penale masa e sigurisë  'arrest shtëpie' nënkupton që Berisha nuk duhet të takojë dhe as nuk duhet të lejohet të hyjë në banesë asnjë përveç familjarëve, por takimet janë prova konkrete se Berisha e thyen pa i hyrë gjemb në këmbë.

Disa nga rastet kur Berisha shkeli 'arrestin e shtepise'
-Shkelja e parë e masës së sigurisë ishte kur Berisha priti në shtëpinë e tij gazetarët e RAI 3, të cilët e bënë pjesë të dokumentarëve investigativë që publikuan për qeverinë Rama.
-Vizita e ish-eurodeputetit gjerman të CDU-së, Elmar Brook pasoi më 14 maj, me këtë të fundit që nga dritarja e shtëpisë së kryeministrit mbajti edhe një fjalim për protestuesit në “Rrugicën e Shpresës”.
- Në fillim të muajit korrik, Berisha priti në banesë ish-kryeministrin turk, Ahmet Davutoglu dhe bashkëshorten e tij, me imazhet që u shpërndanë nga stafi i këtij të fundit.
- Më 13 gusht 2024 Berisha priti ish-deputetin e Kosovës Gani Geci, një personazh me dritëhije në Prishtinë, i dënuar për vrasje. 

 

S.G//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Baba: 18/08/2024 13:03

    Qetesohuni lavire dhe lavirē bulevardi se moret kot

    Përgjigju
  • Detroit: 18/08/2024 09:24

    Ky burri Nazo Veliu,ka qene zv.kryetar i bashkise Lushnje ne kohen e sundimit kriminal antishqiptar te Sali Berishes! Ka qene nje ushtare e betuar e kriminelit Berisha,ndaj "VATRA" duhet te kerkoje qe ky te shporret nga SHBA si mbeshtetese e hapue e NON GRATA-s te shpallur nga SHBA!

    Përgjigju
  • Shkodra: 18/08/2024 07:33

    Propozoj që Berishës ti jepet një leje dyjavore për t'a bërë arrestin në shtëpi në vilën e tij në Gjirin e Lalëzit sepse ma keni fishkur fare dhe ka nevojë për plazh!!

    Përgjigju
  • Iris: 18/08/2024 03:26

    Kur pershendet nga dritarja e apartamentit, duket tamam si Xhaxhi ne vaktit, tek ditarja e KQ! S.d.q,pavaresisht se kjo foto eshte postuar dje,vizita e ketyre te /Vatres/ eshte bere po ate dite qe u vizitua nga ai grupi,gjykuar nga bluza e Berishes dhe nga veshja e atij burrit ne foto.Foton e pare te grupit me Berishen duhet t'ua kete bere kjo Nazua dhe te dyten te Nazos dhe atij tjetrit ua ka bere ndonje tjeter qe ishte aty.

    Përgjigju
  • Korçari: 18/08/2024 02:14

    Të gjithë,mbetje të guzhinave në Beograd.

    Përgjigju
  • Bobo: 18/08/2024 00:24

    Na mbyti morri malokerise

    Përgjigju
  • Arberi: 17/08/2024 21:42

    Me keqardhje provohet se SPAK-u eshte I pafuqishem perballe Berishes,Metes dhe Rames.Konkretisht SPAK po merret me Berishen dhe Meten,por keta te dy po e sfidojne hapur.Pse Berisha shkel hapur ligjin per rregjimin e arresti shtepiak,pse Berisha e Meta ofendojne hapur SPAKUN dhe drejtuesin e saj.Populli e ka syrin tek SPAK dhe Gjykata kunder krimit te organizuar.Mos na zhgenjeni.Mos keni frike ! Mos u korruptoni ! Gjykoni ne cdo cast se jeni shpresa e popullit,Jeni heronjt e tij.

    Përgjigju
    • Manuel vila: 17/08/2024 22:33

      Komenti juaj Arbëri skagje me te sakte dhe serioze nuk kam çfarë te.shtoj bravo.

  • Arberi: 17/08/2024 21:31

    Me keqardhje konstatoj se SPAK-u eshte I pa

    Përgjigju
  • AltinTop: 17/08/2024 21:19

    Prandaj ikin shqiptaret cdo dite, sepse ka 33 vite qe te vetmit qe nuk i kap drejtesia jane ato qe vjedhin e vrasin kete popull rregullisht cdo dite te vitit.

    Përgjigju
  • Sara: 17/08/2024 21:18

    Te tre njësoj fytyra te shemtuara

    Përgjigju
    • Deni: 18/08/2024 15:18

      Joooo Sara,njeri me i shemtuar se tjetri Nuk ke nga ta fillosh

  • Pjeter: 17/08/2024 21:00

    Po ministria e drejtesise,organet e kontrollit mbi drejtesine,qe na kushtojne qimet e kokes,a kontrollojne prokurorine perkatese qe nuk nderhyn asnjehere kur ky baloz vazhdon te shkeli ligjet??nuk u vjen turp qe ky njeri, i pshurr publikisht ligjet qellimish sa her do, dhe ata nuk bejne asgje??

    Përgjigju
  • Ben: 17/08/2024 18:58

    Nazo eshte gru apo burre?

    Përgjigju
    • Arti: 18/08/2024 03:06

      Jan tre burra ne foto,

    • Vladimir meta: 18/08/2024 00:02

      Burr por konkuron por trans ne peshen 80-e siper mundje stil greco-Romake

  • vlonjati: 17/08/2024 17:34

    Tani eshte e njohur boterisht dhe nga kalamajte e rruges se Berisha eshte mbi ligjin, eshte vete ligji ,sic me te drejte ka shkruar perpara disa kohesh avokati Romeo Kara dhe se burgjet e denimet nuk jane per te ,por per te tjeret.Keshtuqe edhe SPAKU ,megjithe punen e mire qe ka bere duke goditur krimin e kriminelet direkt,kunder Berishes plumbat kalojne skic,qellimisht apo jo kete e dine ata.Naj ai tallet gjithe diten e dites me ta,duke terhequr pas dhe nenkryetarin e bandes se vogel opozitare qe dhe me emrin e te nderuarit Altin Dumani tallet publikisht.Por deri kur? Dhe per sa kohe do e duroje SPAKU dhe vete Altin Dumani kete poshterim publik nga keta dy bandite me kollaro te lyer me gjak?!

    Përgjigju
  • vaj medet: 17/08/2024 16:00

    mostra malokerie qe jetojne me new york

    Përgjigju
    • G sejdini: 17/08/2024 17:31

      Po saliu si i korruptuar te korruptuarit dhe kriminelet do tpresi ne dhtepi sala o sht mbi ligjin nuk pyet as gjykatat as prokurorit e azpolicin dhe vpron si di vet

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?