Me vendimin e GJKKO në dorë, për masat e sigurisë për Berishën dhe dhëndrin e tij Malltezi, deputeti socialist Erion Braçe kërkoi një luftë më të ashpër ndaj evazionit fiskal në sektorin e ndërtimit. Akuzat e SPAK për Malltezin për pastrim parash dhe argumentimin e tij se ka investuar paratë e fituara nga shitja e apartamenteve që në gropë, Braçe thotë se janë të frikshme.
“Përtej korrupsionit së funksionarëve të lartë të shtetit, dhe pastrimit të produkteve të veprës penale në një sektor si ndërtimi, ajo që bie në sy është edhe evazioni i tmerrshëm fiskal. Fitojnë si ish pronarë, fitojnë si ndërtues fitojnë dhe si aksioner. Mund të më thotë kush se sa tatime paguajnë këta njerëz. Kjo historia që unë i kam bërë paratë, duke shitur që në gropë duhet të marrë fund, pasi i mohon buxhetit të shtetit miliona euro tatime dhe taksa që duhet paguar”, tha Braçe.
Duke marrë shkas nga skandali me privatizimin e ish-Kompleksit Partizani, deputeti i PS-së Erion Braçe ka propozuar në Komisionin e Ekonomisë rishikimin e ligjit për procedurat tatimore.
“Mendoj se ligji për procedurat tatimore duhet të ndryshojë për të mbyllur shtigjet e evazionit fiskal”, tha Braçe.
Për deputetin socialist është e papranueshme që ndërtuesit nuk paguajnë TVSH, për truallin që blejnë për ndërtim.
“Mendoj që tani është momenti që furnizimi me tokë për qëllime ndërtimi jo vetëm në zona rezidenciale por në çdo zonë të tatohen me TVSH. Nuk mundet që këta të pasurohen pa hesap dhe buxheti i shtetit të mos marrë asgjë. Po prit, se po i marrim TVSH, bukës, sheqerit, vajit e orizit”, pohoi Braçe.
Një propozim të tillë deputeti socialist e ka bërë edhe për paketën fiskale të vitit 2021, që të hiqen favoret e bëra me TVSH-në për ndërtuesit.
Në ligjin për TVSH-në këta biznesmenë janë të favorizuar dhe nuk e paguajnë TVSH, kur blejnë tokën për të ndërtuar apo kur bëjnë blerje për furnizimin e ndërtesave apo të pjesëve të një ndërtese.
O bostan Divjake, nuk ka ndertues qe te bleje toke me leke ne dore ne Shqiperi. Behet gjithmone me kembim, kundrejt apartamenteve qe do ndertohen. Dihet gjithashtu qe procedurat tatimore i shkruajne vete ndertuesit se i kane punet mire me çdo qeveri. Sa per kulture juridike, ka nje tatim mbi transferimin e pasurive te paluajtshme qe eshte 15%. Fale nderhyrjeve te ndertuesve ky tatim paguhet vetem mbi apartamentet qe shesin pronaret e tokes (merret diferenca mes cmimit te shitjes se apartamenteve dhe vleres qe ka pasur toka ne kohe te qepes dhe tatohet 15%). Ky tatim nuk aplikohet nbi apartamentet qe shet ndertuesi.
Përgjigju