Jamarbër Malltezi, vjehrri i tij Sali Berisha dhe kompleksi 'Partizani'

Kronikë

Afera ‘Partizani’/ Dhëndri i Berishës tjetër kërkesë për revokim të ‘arrestit shtëpiak’, Malltezi i kërkon Gjykatës së Lartë rrëzimin e masës

27 Maj, 13:02| Përditesimi: 27 Maj, 13:14

  • Share

Tiranë- Dhëndri i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi, ka depozituar sot (27 maj) një kërkesë tjetër në Gjykatën e Lartë, për rrëzimin e masës së sigurisë ‘arrest në shtëpi’, e dhënë nga GJKKO-ja e shkallës së parë që prej muajit nëntor 2023 për dosjen e aferës “Partizani”.

Malltezi kërkon nga Gjykata e Lartë revokimin e masës së sigurisë, tashmë që dosja ka kaluar për gjykim në Gjykatën e Posaçme.

Edhe më parë kërkesat e tij për ndryshim mase janë rrëzuar të gjitha në të trija shkallët dhe zbutja nuk ka ardhur. I vetmi që mori një zbutje mase ka qenë vjehrri i tij që gjithashtu akuzohet për aferën “Partizani”. GJKKO ia ktheu në ‘detyrim paraqitjeje’ masën e arrestit shtëpiak në fillim të këtij viti.

Malltezi ka përdorur si argument juridik edhe çështjen “Gëllçi kundër Shqipërisë” në lidhje me masat shtrenguese, vendim i Gjykatës së Strasburgut.

Berisha, dhëndri i tij dhe 3 të tjerë, mes tyre dy biznesmenë ortak të Malltezit në ndërtimin e komplekseve të pallateve miliona euro, janë marrë të pandehur dhe kanë kaluar në proces gjyqësor me disa akuza. Berisha akuzohet për korrupsion pasiv, kurse Malltezi për pastrim parash mes të tjerash.

Kërkesa e regjistruar e Jamarbër Malltezit në Gjykatën e Lartë, për aferën 'Partizani'

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sekuestro bulmetit pa faturë, si e vlerësoni aksionin?