Tirane- Prej tetorit të vitit të vitit 2023 Sali Berisha dhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi u vendosën si persona nën hetim për aferën e privatizimit të klubit “Partizani”, një aferë disa milionëshe. Një dosje me prova, plot 500 faqe, i është vendosur përpara të dyve në komunikimin zyrtar të akuzës, dosje e cila nuk është bërë publike.
Berisha është hetuar dhe akuzohet nga SPAK se ka ndërmarrë ndryshime ligjore në përfitim të dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi – duke i mundësuar këtij të fundit që të ndërtonte biznesin e një kompanie nga e cila përfitoi të paktën 5.4 milionë euro. Berisha akuzohet se ka ushtruar ndikimin e tij, ka urdhëruar kontrolle administrative dhe vendimmarrje të tjera për përfundimin e procedurave të privatizimit të Partizanit, ku përfitonte Malltezi, bashkëshorti i vajzës së tij. Strukturat shtetërore, deri në ministra, janë vendosur në funksion të Malltezit me urdhër të Berishës.
Në dosje evidentohet se me ndryshime ligjore Berisha ndryshoi destinacionin e zonave nga sportive në të banimit, gjë që ka çuar në kryerje ndërtimesh, nga të cilat ka përfituar drejtpërdrejtë milionat Malltezi.
Malltezi, duke shfrytëzuar pushtetin e vjehrrit të tij Kryeministër, ka arritur të privatizojë kompleksin Partizani dhe në bashkëpunim me Fatmir Bektashi ka pastruar paratë duke u paraqitur si investitor në punimet për ndërtimin e të paktën 19 kullave të ish kompleksi Partizani.
Pas skandalit të privatizimit të Klubit Partizani nuk fshihen vetëm procedurat për të lehtësuar dhe abuzimet që Sali Berisha dhe qeveria e tij bënë për të favorizuar Jamarbër Malltezin e për të bërë të fitonte shumë milionë euro edhe pse ishte pronari i vetëm 113 metra katrorëve tokë. Në dosjen e SPAK hidhen hipoteza për abuzime me sipërfaqen e kthyer trashëgimtarëve dhe mbi vlerën që i duhej paguar në të vërtetë Shtetit. Akuza e SPAK-ut flet për 4400 metra tokë që ishte shtetërore dhe thotë se dhendri i Sali Berishës, bashkë me trashëgimtarët e tjerë, nuk i ka paguar Shtetit një shumë prej 114 milionë lekësh të reja si çmimi i kësaj toke.
Në lidhje me hetimin, SPAK me vendim të GJKKO, i konfirmuar deri me vendim të Gjykatës së Lartë, ka sekuestruar 25 pasuri të Jamarbër Malltezit dhe Argita Malltezit. Bëhet fjalë për 6 llogari bankare me vlerë 250 mijë euro, 5 apartamente në rrugën “Dëshmorët e 4 shkurtit' e Frosina Plaku si dhe te rruga 'Mustafa Matohiti'. Një prej pasurive që është vendosur nën sekuestro preventive është edhe vila luksoze në Gjirin e Lalzit. Janë sekuestruar përqindje aksionesh në Homeplan, “Magnet Imo” dhe “Magnet & Gym”.
Përveç hetimeve mbi prova të reja për këtë aferë, në Prokurorinë e Posaçme po vijon intensivisht edhe hetimi pasuror për familjen Berisha. Hetimi është i thelluar dhe i hollësishëm për origjinën e pasurive të gjithë familjes, duke mos përjashtuar këtu edhe fondet dhe pasuritë e paluajtshme të Fondacionit për Fëmijët Shqiptarë, organizatës joqeveritare të themeluar nga Liri Berisha.
Dosje me 500 fq me prova??? Prova mund te kete edhe nje e vetme por me 500 fq. Provat nuk jane fakte por permbajme te tilla. Gjsesi. Bollinofoni hesapi.
Përgjigju