Jamarbër Malltezi

Afera 'Partizani'/ Ankimoi vendimin e gjykatës për marrjen e provave, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e radhës për Jamarbër Malltezin

3 Tetor, 15:31| Përditesimi: 3 Tetor, 16:57

  • Share

Gjykata e Lartë ka refuzuar rekursin e Jamarbër Malltezit, dhëndrit të ish-kryeministrit, i marrë i pandehur për dosjen “Partizani”. Ky vendim u mor gjatë shqyrtimit në dhomë këshillimi. Malltezi ankimoi veprimet ligjore të ndjekura nga Prokuroria e Posaçme, që lidhet me administrimin e provave dhe kërkesat e palëve.

Po ashtu, Malltezit i është referuar edhe nenit 43 të Kushtetutës dhe nenit 6 të Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, të cilat lidhen me procesin e rregullt ligjor.

Më herët, Malltezi ka ngritur pretendime se SPAK dhe GJKKO nuk kanë pranuar memo të dorëzuara nga ana e tij, si dhe dokumente të tjera që ai ka paraqitur për të mbështetur mbrojtjen e tij. Ai theksoi se ka ofruar një ekspertizë private që kundërshton akuzat e ngritura nga organi procedues, por këto prova nuk janë pranuar nga gjykatat përkatëse. Malltezi akuzohet nga Prokuroria e Posaçme për korrupsion dhe pastrim parash.

G.K//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Taven Tarasi: 11/10/2024 20:15

    Futeni mor nē burg fundrrinēn e familjes hajdute Berisha bisha.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?