GJKKO rrëzoi sot kërkesën e avokatëve për pavlefshmëri të provave për aferën ‘Partizani’, ndërsa nesër në 13:00 do të jepet vendimi nëse Sali Berisha dhe Jamarbër Malltezi do kalojnë për gjykim.
Për këtë vendim u diskutua edhe ditën e sotme në emision ‘Studio Live’ në Report Tv, ku avokati Idajet Beqiri, tha se kjo dosje ka 6 muaj që po zvarritet, pasi afati është 1 muaj. Sipas tij, me provat që janë në dosje çështja duhet të kalojë për gjykim.
‘Afati është një muaj, gjyqtarja e ka shkelur ligjin, kjo është një çështje që ka 6 muaj. Do të kalojë për gjykim, patjetër, këtë e them si profesionistë, por çdo gjë ndodh në këtë vend, këtu ligjin e ka bërë i forti, por me provat që ka gjyqtari i seancës paraprake kjo çështje duhet të kalojë në gjyq’, tha ai.
Beqiri tha se nesër do të vendoset nga gjyqtari i seancës paraprake nëse çështja do të kalojë për gjykim ose jo.
‘Po, po zvarritet. Gjyqtarja i ka dhënë kohë avokatëve sepse kanë gjetur mekanizimin e zvarritjes dhe gjyqtarja i ka rrëzuar kërkesat e avokatëve që kanë bërë më herët, dhe ata i kanë dërguar prap dhe madje i kanë shtuar. Në momentin që u rrëzuan të gjitha kërkesat avokatëve u ëshhtë thënë ca kërkoni përfundimisht dhe ata kanë thënë do të konsultohemi me klientët dhe nesër ata do të venë dhe do tu thonë u konsultuat dhe ca kërkoni përfundimisht, ata do thonë duam pushimin e çështjes sepse sipas tyre ata janë të pafajshëm dhe ajo tërhiqet për vendim do ta kalojë ose jo çështjen në gjyq’, tha ai.
Avokati shpjegoi se gjyqtari i seancës paraprake ose mund ta kalojë në gjyq ose edhe mund ta pushojë çështjen, por s’mund të jap pafajësinë.
‘Pafajësinë nuk e jep gjyqtari i seancës paraprake, sepse ai nuk është gjyqtar themeli, për këtë është gjykata e themelit. Gjyqtari i seancës paraprake ose mund ta kalojë në gjyq ose edhe mund ta pushojë, por se arrin dot këtë sepse kemi të bëjmë me një dosje që është voluminoze dhe provat që janë në të nuk i vlerëson dot gjyqtari i seancës paraprake, ai e sheh më shumë nga pikëpamja procedurale dhe sheh veprimet janë kryer janë të plota apo s’janë të plota. Ndryshe pastaj nuk na duhej gjyqi i themelit. Nëse e sheh se dosja ka defekte apo kur ka probleme të natyrës objektive përshembull nuk ka përgjegjësi, ose kur është nën moshën 18 dhe ka probleme psikologjike dhe çështja pushohet nuk shkon në gjyq një situata e tillë’, tha ai.
Komente
