Kronikë

Afera ‘Partizani’, Idajet Beqiri: Procesi po zvarritet, dosja duhet të kishte kaluar për gjykim, Malltezi rrezikon 12 vite burg, Berisha 8

5 Maj, 17:01| Përditesimi: 5 Maj, 17:17

  • Share

Seanca për aferën ‘Partizani’ është shtyrë sërisht ditën e sotme për në datën 19 maj, vetëm 8 ditë pas zgjedhjeve të 11 majit. 

Lidhur me këtë është diskutuar edhe ditën e sotme në emision ‘Studio Live’ në Report Tv me gazetarin Arbër Hitaj, ku avokati Idajet Beqiti, tha se dosja duhet që të kishte kaluar tashmë për gjykim.  

Ai tha se këto zvarritje po bëhen nga ana e avokatëve të tij që ta shtyjnë sa më shumë procesin.

‘Kjo është një aferë e rëndë që ai një pasuri publike e mori dhe ja dha vajzës dhe dhëndrit të vet dhe i bëri ata me lekë fitim dhe tani mundohet që ta shtyjë sa më shumë procesin gjyqësor sepse e di që gjykata në këto kushte nuk ka ca bënë më ndaj tij. Malltezi mbi 5 milionë euro fitim nga Berisha. Tani që Berisha është në këto kushte, nëpërmjet avokatëve të tij po gjenë të tilla artifice për ta shtyrë. Çdo lloj kërkese që bëjnë avokatët e tij e bëjnë në emër të klientit të tyre, ata kërkesën për përjashtimin e gjyqtares e bënë në emër të Sali Berishës’, tha ai.

Avokati theksoi se seanca është lënë jo pa qëllim pas zgjedhje, pasi në këtë mënyrë shihet edhe rezultati që do të marr në zgjedhje Berisha.

‘Po dhe ka një gjë që jemi të bindur që edhe gjykata nuk po tregohet në lartësinë e ligjit sepse nëse do të ishte dikush tjetër do të kishte kaluar për gjykim. Edhe gjykata e posaçme po bënë poltikë sepse s’do të krijojë një situatë të rëndë edhe për veten e vet, që nëse nesër ai të dal me këpucë të kuqe nga zgjedhjet, të mos ketë justifikime dhe të thotë mora pak vota, sepse çështja ime kaloi në gjyq dhe më bënë fajtor. Dhe ata e kanë lëënë që në 19 maj të shohin edhe se si do të dal ky nga zgjedhet dhe atëherë mendoj se nuk do të tolerojnë më’, tha ai.

I pyetur se sa vite burg rrezikojnë Berisha dhe Malltezi për dosjen 'Partizani' nëse do të shpallen fajtor, ai tha se Berisha rrezikon 8 vite, kurse Mallezi 12.

‘Masa e dënimit për këtë e ka deri në 12 vite burg, edhe dhëndri i tij rrezikon deri në 12 vite burg, Saliu ma merr mendja më pak, 8 vite burg. Po atij po i vete edhe dosja e 21 janarit dhe Gërdecit dhe vrasjet e Tropojës dhe aferat të tjera korruptive që ka bërë. Edhe për krime si vrasja e Trebickës dhe dosja e Sokol Olldashit duhet që të hapet, sepse është një vrasje e shëmtuar. Plus edhe një sërë krimesh të tjera që do të shohim pas 11 majit’, tha ai.

S.B/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • kde: 05/05/2025 17:10

    Gjykatesja Davidhi duhet larguar urgjentisht nga sistemi i drejtesise. E ka kthyer rolin e saj si gjykatese ne avokate mbrojtese te familjes Berisha.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet, a mendoni se partitë e reja do të marrin deputetë në Kuvend?