Kronikë

Afera Partizani/ GJKKO rrëzon sërish Malltezin, mbetet në arrest shtëpie! Berisha rekurs në Gjykatën e Lartë për masën detyrim paraqitjeje

5 Mars, 13:03| Përditesimi: 5 Mars, 14:49

  • Share

GJKKO refuzon kërkesën e dhëndrit të Sali Berishës për të revokuar masën e sigurisë arrest shtëpie. Vendimi u dha nga gjyqtarja Flojera Davidhi, e njëjta gjyqtare e cila pak kohë më parë i hoqi masën e sigurisë ish-kryeministrit të akuzuar për korrupsion pasiv, në aferën e privatizimit të ish-kompleksit Partizani. 

Jamarbër Malltezi që prej muajit nëntor të vitit 2023 është lënë në “arrest shtëpie” me vendim të gjyqtares Ilirjana Olldashi, e cila ndryshoi vendimin e Shkallës së Parë që e kishte lënë në 'arrest me burg'

Jamarbër Malltezi, akuzohet për korrupsioni pasiv, kryer në bashkëpunim me Sali Berishën pasi në marrëveshje me këtë të fundit, duke shfrytëzuar pushtetin, privatizuan kompleksin sportiv Partizani që i solli familjes 5.4 milion euro përfitime. Malltezi akuzohet dhe për pastrim parash.

Mdërkohë, vjehrri i tij, Sali Berisha, i pandehur po për të njëjtën çështje ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë. Ish-kryeministri kërkon heqjen e masës së sigurisë detyrim paraqitjeje, me argumentin se nuk ka asnjë kusht apo kriter që të qëndrojë kjo masë. 

Në këtë masë, ish-kryeministri ndodhet që prej datës 3 janar me vendim të gjyqtarit, Engert Pëllumbi. Ky i fundit prishi vendimin e Shkallës së Parë së Gjykatës së Posaçme për revokim të masës së sigurisë, duke caktuar ndaj Berishës këtë masë lehtësuese, si dhe duke e detyruar atë të paraqitet të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaji në SPAK.  Hera e fundit e paraqitjes së Berishës në Prokurorinë e Posaçme ishte në datën 3 mars. 

S.G/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se SPAK po e heton siç duhet masakrën e Gërdecit?