Jamarbër Malltezi

Kronikë

Afera Partizani/ Jamarbër Malltezi mbetet në arrest shtëpie, Gjykata e Lartë nuk i pranon rekursin

25 Qershor, 10:30| Përditesimi: 25 Qershor, 10:44

  • Share

TIRANË- Dhëndri i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi do të vijojë të qëndrojë në arrest shtëpie për aferën Partizani. Gjykata e Lartë nuk i ka pranuar rekursin për revokim të masës. 

Mbrojtja e Malltezit ka përdorur si argument juridik edhe çështjen “Gëllçi kundër Shqipërisë”, i cili fitoi në Strasburg, ku Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut  vlerësoi se SPAK e mbajti atë në paraburgim pa prova të mjaftueshme dhe nuk shqyrtoi mundësinë e masave më të lehta sigurie. Por, pavarësisht këtij argumenti, Gjykata e Lartë vendosi të mos pranojë rekursin e Malltezit, i cili rrëzohet për të disatën herë.

"Mospranimin e rekursit të paraqitur nga kërkuesi Jamarbër Malltezi kundër vendimit nr.88 (87-2025-127) datë 14.04.2025 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar", njoftoi Gjykata e Lartë.

Dosja për aferën Partizani ka kaluar për gjykim dhe më datë 30 qershor është senaca e parë paraprake, me të pandehur Berishën, Malltezin dhe tre të tjerët. Dhëndri i ish-kryeministrit do të përballet me drejtësinë për korrupsion pasiv dhe pastrim parash, ndërsa vetë Berisha për korrupsion. 

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se rinumërimi i pothuajse gjysmës së votave është farsë e kotë?