Jamarbër Malltezi

Afera ‘Partizani’/ Kërkoi kthimin e celularit të sekuestruar, Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Jamarbër Malltezit

22 Dhjetor 2023, 09:37| Përditesimi: 22 Dhjetor 2023, 10:08

  • Share

Apeli i Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka rrëzuar kërkesën e Jamarbër Malltezit për kthimin e celularit të sekuestruar në kuadër të hetimeve për aferën e privatizimit të kompleksit 'Partizani'. 

Vendimi u mor nga gjyqtarja Iliriana Olldashi në seancën e ditës së sotme (22 dhjetor), ku vendosi lënien në fuqi të vendimit të marrë nga GJKKO në datën 16 nëntor, duke e vlerësuar kështu si të ligjshëm sekuestrimin celularit të Jamarbër Malltezit në kuadër të hetimeve për aferën ‘Partizani’.

Përmes avokatëve, Jamarbër Malltezi kishte kërkuar kthimin e telefonit dhe kompjuterave si dhe disa materialeve të tjera shkresore, të sekuestruara me urdhër të SPAK. Që prej 21 nëntorit, Jamarbër Malltezi ndodhet në arrest shtëpie pas vendimit të marrë nga gjyqtarja e GJKKO Iliriana Olldashi, e cila pas investigimit të bërë nga Report Tv u zbulua që kishte konflikt interesi pasi në vitin 2015 ka blerë apartament tek kullat e ndërtuara te ish-kompleksi Partizani me një cmim shumë më të lirë se tregu, 65 mijë euro, përllogaritur 712 euro m2. Ndërkohë, SPAK do e vijojë betejën e ligjore për të  kthyer në burg Jamarbër Malltezin, pasi i është drejtuar me rekurs Gjykatës së Lartë.

Dhëndri i Berishës, u arrestua në Rinas në 20 tetor, nën akuzën e korrupsionit dhe pastrimit të parave në dosjen e ish-kompleksit “Partizani”. Ai u mbajt në paraburgim derisa u vendos masa për ndryshimin e masës së tij të sigurisë. Po ashtu më 20 tetor gjykata vendosi masën e sigurimit pasuror “sekuestro preventive”, për 16 pasuri të paluajtshme të Malltezit, 6 llogari bankare me vlerë 250 mijë euro dhe kuotat e Jamarbër Malltezit në shoqëritë “Homeplan”, “Magnet IMO” dhe “Magnet Gym&Fit.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?