Kronikë

Afera 'Partizani'/ Jamarbër Malltezi lihet në ‘arrest shtëpie’, GJKKO rrëzon kërkesën e dhëndrit të Berishës

24 Janar, 10:50| Përditesimi: 24 Janar, 15:41

  • Share

Jamarbër Malltezi do të mbetet i arrestuar për aferën Partizani. Për të disatën herë kërkesa e tij për revokim të masës së sigurisë është rrëzuar nga gjykatat.

Ka qenë Apeli i Gjykatës së Posaçme që këtë të premte la në fuqi masën e sigurisë për dhëndrin e ish Kryeministrit Berisha, Jamarbër Malltezi të dy të pandehur për aferën Partizani.

Ky vendim për Jamarbër Malltezin vjen vetëm pak pasi u rrëzua edhe nga Gjykata Kushtetuese. Malltezi pretendoi shkelje të të drejtave, pretendime të cilat të gjitha nuk iu pranuan.

Në zbardhjen e vendimit, Gjykata Kushtetuese argumentonte në 44 faqe se kërkesa e Malltezit për t’u gjykuar i lirë në pritje të gjykimit, është haptazi e pabazuar dhe si e tillë nuk mund të merret në shqyrtim. Gjithashtu edhe pretendimet e Malltezit për shkelje të të drejtave për jetë private, për gjykim të drejtë dhe të paanshëm, për lirinë personale, Gjykata i hodhi poshtë, duke konsideruar si të ligjshme çdo vendimmarrje të 3 shkallëve të gjykatave.

Por mbi të gjitha Kushtetuesja arsyetoi se ka arresti në shtëpi është i ligjshëm edhe për arsye se ka dyshimeve të arsyeshme për përfshirjen e Jamarbër Malltezit në një aferë, pasi siç shkruhet në vendimin e Gjykatës dyshohet se ka pasur një ‘pactum sceleris’, ‘Marrëveshje krimi’ me vjehrrin e tij, ish Kryeministrin Sali Berisha. I gjithë ky arsyetim sipas Kushtetueses krijuan kushtin e domosdoshëm ‘sine qua non” për kufizimin e lirisë personale”.

Të dy, Sali Berisha dhe Jamarbër Malltezi janë të pandehur për dosjen e aferës Partizani, e cila tashmë është në seancë paraprake dhe pret vendimin për kalim për gjykim. Malltezi është në akuzë për korrupsion dhe pastrim parash pasi përfitoi nga pushteti i vjehrrit të tij, Sali Berisha, ndërtoi mbi 19 kulla dhe përfitoi miliona euro.

S.B/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Jeton Fadil Flutra Gjoleka: 25/01/2025 08:07

    Futeni nē burg dhēndrin e sali bajgēs pederastin me kapele Republike Jamarbēr hajdut mashtrusin dhēndrin e fundrinēs komoniste salmutin.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?