Jamarbër Malltezi ka depozituar një ditë më parë në Gjykatën e Lartë rekursin për heqje të masës së sigurisë.
Pasi fitoi lirinë në Apel dhe u la në masë arrest në shtëpi dy avokatët Antoneta Sevdari dhe Jurgen Vatnikaj kërkojnë që klienti i tij të jetë pa asnjë masë sigurie me argumentin se nuk ka kryer asnjë vepër penale për të cilën prokuroria ka ngritur dyshimet.
Rekursi është dorëzuar një ditë më parë e ndërsa pritet të hidhet shorti dhe të caktohen data dhe ora e seancës. Ndërkohë kujtojmë se edhe vetë SPAK ka bërë rekurs në gjykatën e lartë ndaj vendimit të Gjyqtares Iliriana Olldashi që liroi nga burgu Jamarber Malltezin.
Rekursi i SPAK erdhi pasi Report Tv zbuloi se Olldashi ishte në konflikt interesi me familjen Berisha, pasi kishte blerë apartament me çmim preferencial 712 euro m² në një nga 19 kullat e ndërtuara në kompleksin Partizani.
Lajmi kryesor:
Afera 'Partizani'/ Malltezi merret në pyetje për 4 orë nga SPAK! Sulmon prokurorët si vjehrri! Apeli i GJKKO lë në arrest shtëpie Berishën
SI.E./ReportTv.al