Nesër në 30 qershor në GJKKO mbahet seanca e parë e procesit në themel për dosjen “Partizani”.
Sali Berisha, dhëndri i tij dhe tre të akuzuarit e tjerë përballën për herë të parë në bankën e të akuzuarve si të pandehur në një proces penal. Nuk dihet nëse Berisha do të jetë apo jo i pranishëm në seancë apo do të përfaqësohet nga avokatët.
Dosja do të gjykohet nga një treshe gjyqtarësh të caktuar me short Elsa Ulliri kryesuese, Bib Ndreca dhe Rudina Palloi anëtarë të trupit gjykues.
Asnjë nga të pandehurit nuk ka kërkuar gjykim të shkurtuar çka do të thotë që do të jetë një proces i gjatë.
Në këtë çështje janë të pandehur ish-kryeministri Sali Berisha, dhëndri i tij Jamarbër Malltezi, ortaku i tij Xhimi Begeja, biznesmeni Fatmir Bektashi dhe financierja Andia Pustina të cilët do të përballen me drejtësinë në lidhje me akuzat për privatizimin e ish-kompleksit sportiv “Partizani”.
Berisha do te gjykohet për akuzën e Korrupsionit Pasiv të zyrtareve të lartë. SPAK pretendon se në cilësinë e kryeministrit, ai favorizoi dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi në përfitimin e pronës.
Berisha është nën masën e sigurisë “detyrim paraqitje”, ndërsa dhëndri i tij, në masën e “arrestit në shtëpi”. Malltezi akuzohet nga SPAK se ka përfituar të ardhura në vlerën e 5.4 milionë eurove nga një biznes ndërtimi në mënyrë të parregullt falë vendimeve të qeverisë të marra nga vjehrri i tij.
Komente

a do ket fatin e Ilir Metes ky ? nuk besoj vetem Suspended sentence
Përgjigju