TIRANE- Sali Berisha u paraqit sot në orën 10:00 në SPAK për të zbatuar masën e sigurisë dhënë nga Apeli i GJKKO-së. Ndonëse ishte kërkuar mobilizimi i militantëve, nga pamjet me dron të Report Tv duket që pjesëmarrja është shumë më e ulët se herën e kaluar.
Pas daljes nga SPAK, Berisha nisi sulmet ndaj këtij institucioni, por edhe drejtuesit të saj, Altin Dumani.
"Altin Dumani, Altin Lala, fjalën e kam për Ymer Lalën. Altin Lala i cili është I birësuar nga krimineli Ymer Lala me 1 mln euro. Organizata kriminale e skapit të partisë, e kryesuar nga Altin Lala, do të ketë atë fund që kanë pasur të gjitha veglat e diktaturës në çdo kohë. Do përfundojë në koshin e plehrave të historisë. Të vazhdojmë këtë betejë, ata do kenë atë fat që meritojnë dhe shumë shpejt. Kohërat nuk janë për diktaturat”, tha Berisha në një prononcim pasi doli nga SPAK.
Mungesën e militantëve u përpoqën ta mbushin me prezencën e tyre besnikët e Berishës, si Flamur Noka, Tritan Shehu, Oerd Bylykbashi e Ina Zhupa të cilët qëndruan para SPAK deri në përfundim të takimit të Berishës
Ish kryeministri tha se brenda në SPAK kishte firmosur dy procesverbale dhe zbuloi pse
“Altin Lala (Shenim: I referohet kreut të SPAK, Altin Dumani) kishte urdhëruar OPGj që të mos mbahet asnjë shënim. Ai që firmos ka të drejtë të bëjë shënim. Meqë herën e parë ishte tërbuar nga shënimi bëmë një marrëveshje. Unë do firmos dy procesverbale. Njërin për ty njërin për Altin Lalën, atë me shënime. Atë të OPGj-së pa shënime" tha Berisha.
Ndërkohë policia kishte marrë masa paraprake për të shmangur çdo incident të mundshëm. Report Tv dhe shqiptarja.com solli pamjet kur policia krijoi një kordon para godinës së SPAK.
Kjo është hera e dytë që Berisha do paraqitet në SPAK, ndërsa për herë të parë në zbatim të masës së sigurisë shkoi në SPAK më 6 janar ku mblodhi vetëm një grusht militantësh. Berishës iu rikthye masa e detyrimit të paraqitjes më 3 janar 2025 nga gjyqtari i Apelit të Posaçëm, Engert Pëllumbi, pasi SPAK ankimoi lirimin e tij.
Berisha është marrë i pandehur për dosjen ‘Partizani’, për të cilën SPAK e akuzon se me një sërë veprimesh i hapi rrugë privatizimit të ish kompleksit sportiv Partizani që u pasua me ndërtimin e 19 kullave, ku përfitues është dhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi, i pandehur gjithashtu.
Të pandehur në aferën Partizani janë edhe biznesmeni Fatmir Bektashi, Xhimi Begeja orataku i Malltezit, trashëgimtar i tokës dhe bashkëpronar i 'Homeplan' dhe Andia Pustina, financiere që kryente të gjitha operacionet financiare dhe ligjore të Homeplan.
Lajmi ne perditesim...
Nesër shënohet 14 vjetori i vrasjes së 4 protestuesve në boulevard para kryeministrisë më 21` janar 2011 ndërsa në godinën e kryeministrisë ishte Sali Berisha kryeministër
Po a do i përgjigjet thirrjes së prokurorisë në rast se do ta thërrasë si person i kallëzuar?
Berisha nuk iu përgjigj pyetjes së gazetarëve nëse do të paraqitet në SPAK por akuzoi SPAK se është institucion politik.
SPAK është një institucion politik, i cili komandohet nga Edi Rama. Njeriu që ka penguar hetimet e 21 janarit është vetëm organizatori i asaj ngjarje dhe ai ka një emër, ai quhet Edi Rama me të gjithë dokumentet.
Dhe ka një deklaratë të asaj kohe të qeverisë amerikane, që kërkon të hetohet nga polici gjer tek organizatori
Ish-kryeministri dhe njëherësh kryetari i PD, Sali Berisha u paraqit paraditen e kësaj të hëne në SPAK për zbatimin e masës “detyrim paraqitje”.
Pasi doli nga SPAK ku ishte për të zbatuar masën e detyrimit me paraqitje Berisha publikoi të tjera përgjime të dosjes “Toyota Yaris’ për të cilën thotë se është I implikuar edhe ish ministri i Brendshëm, Taulant Balla.
“Tani, siç e dini ju, jam zotuar para jush t’u faktoj ju dhe shqiptarëve se çfarë organizate kriminale paguhet në këtë ndërtesë.
Radhën e parë, me dokumente, u paraqita narkokriminelin ministër, Taulant Ballën, marrëveshjen e tij për burgosjen e kundërshtarëve të bandës së tij dhe garantimin e votave.
Sot kam sjellë këtu para jush për të sjellë përsëri regjistrime të dosjeve që fsheh Altin Lala. Kur flas për Altin Lalën, kam parasysh vrasësin Ymer Lala.
Pra, mbi këto dosje, mbi këto krime, fle i paguar nga krimi, mercenari i Edi Ramës, Altin Lala.
Eriona Daupaj është një ish-punonjësve e BKH-së, seksere e fuqishme e prokurorëve, por sot unë kam ndarë pjesën e dosjes Toyota Yaris, që ka të bëjë me Taulant Ballën.
Dhe jo pjesën që ka të bëjë me fluksin e parave kriminale, por me përpjekjet e tij për të shpëtuar nga konfiskimet dhe sekuestrimet mjetet e krimit, paratë e krimit, makinat e krimit.
Daupaj: Do ta çoj për sekuestro, nuk do i bëj nder Ballës. Po e çoj për sekuestro komplikohet puna se do ia marrin, Ballës e ka fjalën.
Astrit Vladi (që është princi i parave, 1.2 milionë euro i la në Portin e Durrësit gjatë kontrollit për të shpëtuar): Mirëmbrëma, OK shoku, kur e paskan sjellë?
Radovan Çela, avokati: Këto ditë, po më pyet, do jetë prapë Balla apo do jesh ti?
Vladi (e merrni me mend ju tani, Vladi dhe Balla ishin njëlloj, ishin para të përbashkëta): OK se flas unë, por të na tregojë mënyrën se si do e mbyllë.
Në këtë moment, shtetasi i dërgon mesazhin që ka marrë nga shtetasja Eriona Daupaj, që e informon për mënyrat se si do mbyllet duke nxjerrë procedurën jashtë afateve ligjore. E kuptoni se si i mbrojnë kriminelët këta horra? I mbrojnë me skadim afatesh, me të gjitha mënyrat.
Eriona Daupaj (Matahari i Skrapit të partisë): Çfarë ka? Pse i duket pa vlerë situata? Do e pësojë keq, i thuaj. Do i bjerë kokës me grushta.
Radovan Çela: Nga Tao, dhe thotë se i ka në rregull lekët. Pra Tao e ka bërë, Taulant Balla.
Daupaj: Kishte të drejtë bundra, nuk duhej toleruar që në fillim. Aty ku do të shkojë ai, do ia djegin letrat me benzinë, se bundra luan edhe me Taon. E imagjinoni ju, bundra e ka Taon në xhep.
Daupaj: Jo, bundra do t’ia marrë, e ke gabim këtë radhë do ia marrë. Nuk dua të armiqësohem me policinë. I dola borxhit Tao. Ia ktheva, mos më sill më, i tha Tao, do ta pengoj unë. Ata e sollën prapë, i dolën borxhit. Këtë e ka bërë prej tij.
Radovan Çela: Do flas prapë.
Pra, miqtë e mi, a e shihni ju se si Altin Lala fle mbi këto dosje krimi. Se si ky mercenar i moralit të ligjit mbron ministra kriminelë, anëtarë të organizatave kriminale dhe se si ky mercenar organizon apo merr me urdhër të Edi Ramës, mendon se do mund të shembë pluralizmin në Shqipëri.
Ajo çfarë Berisha nuk tha është se SPAK ka hapur një hetim në lidhje me implikimet e zyrtarëve në këtë dosje. Më 30 dhjetor 2024 SPAK dorëzoi dosjen penale ndaj ish-kryeprokurorit të Vlorës, Aurel Zarka, ish-oficeren e policisë gjyqësore pranë ish-prokurorisë për Krime të Rënda, Erjona Daupaj, avokatin Radovan Çela dhe Astrit Vladi si persona që kanë ndërhyrë në këtë dosje ndërsa është veçuar hetimi për gjyqtarët, prokurorët e funksionarët e tjerë të drejtësisë që bashkëpunuan me ta.
Kreu i PD Sali Berisha u paraqit sërish këtë të hënë në SPAK, për dosjen “Partizani”.
Ashtu si herën e kaluar, PD thirri një protestë para ambienteve të SPAK. Por thirrjeve të saj iu përgjigjën vetëm një grup i vogël militantësh.
Ndërkohë Berisha, për të entuziasmuar ata pak njerëz që kishin dalë në protestë për të, vendosi të hipte sipër makinës së tij luksoze, për t’i përshëndetur.
Dhe pastaj, iu drejtua kokëulur ambienteve të SPAK.
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha vijoi sulmet pas daljes nga SPAK, për kreun e SPAK Altin Dumani duke e quajtuar Altin Lala.
Berisha tha se Dumani do të përfundojë në koshin e plehrave të historisë.
“Çfarë turpi, e kanë rrethuar me policë. Frikacakë. Ju asgjë s’po bëni. Organizata kriminale e skapit të partisë, e kryesuar nga Altin Lala, do të ketë atë fund që kanë pasur të gjitha veglat e diktaturës në çdo kohë. Do përfundojë në koshin e plehrave të historisë. Të vazhdojmë këtë betejë, ata do kenë atë fat që meritojnë dhe shumë shpejt. Kohërat nuk janë për diktaturat”, theksoi ai.
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha u paraqit sot në Prokurorinë e Posaçme në zbatim të masë së sigurisë “Detyrim Paraqitje” të caktuar nga gjykata.
Pasi doli nga SPAK ai hodha akuza ndaj kreut të SPAK Altin Dumani (të cilin e quajti Altin Lala) për të cilin tha se është i birësuar nga Ymer Lala për 1 milionë euro.
‘Altin Lala, i cili është i birësuar nga krimineli Ymer Lala me të paktën 1 milionë euro sepse e ekzonerojë nga akuzat për vrasje të bëra nga dëshmitari i drejtësisë i penduar Luftar Reci i kishte dhënë urdhër OPGJ që në procesverbal të mos shënohet asnjë lloj vrenjtje dhe unë firmosa dy procesverbale, dy kopje i mbajtën ata një pa vrenjte dhe me vrenjtje, unë i thash pa ja paraqitur qytetarëve ato, nuk dal nga spaki i partisë. Kur qëndrova në këtë ndërtesë gjeta dosje për Olsi Rama, ishin dorëzuar foto dhe video që fakton që Osli Rama është një kriminale trafikantë dhe ai erdhi nga Bostoni për të vijuar në Shqipëri trafiqet. Sot kam sjell para jush regjistrime të dosjeve që fsheh Altin Lala. Mbi këto dosje fle i paguari nga krimi mercenari i Edi Ramës Altin Lala kundër PD’, tha ai.
TIRANE- Sali Berisha u paraqit sot në orën 10:00 në SPAK për të zbatuar masën e sigurisë dhënë nga Apeli i GJKKO-së. Ndonëse ishte kërkuar mobilizimi i militantëve, nga pamjet me dron që sjell Report Tv dhe Shqiptarja.com duket që pjesëmarrja është shumë më e ulët se herën e kaluar.
Report Tv dhe Shqiptarja.com siguroi dje mesazhin që u ishte drejtuar strukturave duke u kërkuar që sot, 20 janar, të mblidheshin sërish në SPAK teksa Berisha do paraqitet në zbatim të masës së sigurisë të caktuar ndaj tij.
“Dita e hënë është data e radhës e përcaktuar për t'u paraqitur Kryetari i PD, Prof. Dr. Sali Berisha, në SKAP. Ndaj, në orën 9:30, përsëri të gjithë në protestë përpara SKAP-it, si vegël në duar të Ramës për të përndjekur kundërshtarët politikë. Faleminderit”, thuhej në mesazhin e ndarë për strukturat e PD.
Kreu i PD Sali Berisha ka mbërritur në SPAK, për të zbatuar masën e sigurisë detyrim paraqitje, dhënë nga Apeli i GJKKO, ndërsa makina e tij u rrethua nga një grup i vogël militantësh, të cilët kanë dal sot në protestë para SPAK.
Ai ka hyrë brenda në ambientet e SPAK, sapo ka zbritur nga makina e tij teksa shoqërohej nga avokati Genc Gjokutaj.
Ketu nuk behet me fjale per SPAk dhe Altin Dumanin! Ketu behet fjale per Shtetin dhe Dinjitetin e tij! Ose SPAK ti tregoje vendin Berishes gojeshthurur ose te dorezohet dhe te jape doreheqjen. Nuk mund te kete dy shtete shqiperia.
Përgjigjuky katraurja me kujton ilir kok derrin kur thoshte do ju shkrij si celule edhe nga burgu, po te vjen fundi or kerme
PërgjigjuLeri llafet ir karrakatie e prishur po shko atje edhe mos llap shume se me duket u mesove te besh xhiro ne ballkon .por ka edhe xhiro ne biruce o gomar
PërgjigjuSi shkojne lajmet tek Berisha. Nga SPAK detajet kalojne te Balluku, nga Balluku shkojne te Met Hasa, kollovari i saj, nga Met Hasa i merr Fatos Skeja qe eshte shofer i Metit dhe ish truproje i Shkelzen Berishes. Kuptohet qe ky i fundit eshte hallka per te shkuar lajmet ne doren e Sali Sheqere Berishes.
Përgjigju