Kronikë

Afera ‘Partizani’/ GJKKO shtyn përsëri seancën, kësaj radhe ‘sëmuret’ avokati i Begejas! Vijon taktika e zvarritjes, ja kur mbahet e radhës

11 Prill, 07:51| Përditesimi: 11 Prill, 12:42

  • Share

TIRANË- Vijojnë taktikat e Sali Berishës dhe dhëndrit të tij për shtyrë seancat në GJKKO. Ndërsa sot pritej që të jepej një vendim për kalimin e dosjes për gjykim ose jo, gjyqtarja Flojera Davidhi shtyu sërish seancën dhe arsyeja e njëjtë me atë të 4 prillit. Kësaj radhe ishte i sëmurë avokati i ortakut të Malltezit, Xhii Begejas, i cili mësohet se ka dorëzuar raport.

Në këto kushte, gjyqtarja Davidhi vendosi të shtyjë seancën të martën e ardhshme, më 15 prill. Të pandehurit po përdorin çdo taktikë për të shtyrë seancën ku do të vendoset kalimi i tyre ose jo për gjykim. Kujtojmë se edhe seanca e 4 prillit u shty pasi ishte i sëmurë avokati i dhëndrit të Berishës.

Seanca e sotme përkonte fiks me datën e nisjes zyrtarisht të fushatës zgjedhore, si edhe me 7 mujorin e marrjes së Berishës si të pandehur në akuzë për korrupsion pasiv, të kryer në bashkëpunim me dhëndrin i cili akuzohet edhe për pastrim parash.

Kalimi i dosjes për gjykim, do të ishte përballja e parë reale e Berishës dhe dhëndrit me drejtësinë, por ata po e mbajnë peng vendimin prej 6 mujash me taktika zvarritjeje. Ekspertët thonë se ky është një zhvillim i paprecedentë juridik, sepse këto lloj seancash nuk marrin më shumë nga një muaj procedura. Madje afatet e tij po shkojnë njëlloj si një gjyq themeli, teksa sot, pikërisht në ditën e hapjes së fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, pritej vetëm prapësimi i Prokurorëve dhe vendimi nëse dosja do kalonte për gjykim. Dhe për rrjedhojë nuk pati shumë surpriza, u përsërit e njëjta procedurë me shtyrje për të martën e ardhshme.

Edhe pse nuk ka një afat ligjor të përcaktuar se për sa kohë mund të shtyhet një seancë për shkak të mungesës së avokatit, gjykata ka në dorë disa masa për të shmangur zvarritjet e qëllimshme. Në raste të tilla, ajo mund të caktojë një avokat kryesisht për të vijuar procesin ose të vendosë gjobë ndaj avokatëve kur mungojnë pa një shkak të ligjshëm.

Procesi vjen në këtë pikë pas gati 4 vite e gjysmë nga nisja e hetimeve dhe pasi Sali Berisha, dhëndri i tij Jamarbër Malltezi dhe 3 të tjerë u morën të pandehur, ndërsa seanca e parë paraprake u zhvillua që më 24 tetor 2024. Kalimin në gjyq e vonuan kërkesa pa fund të avokatëve mbrojtës të palëve, që morën dhe kohë për t’u njohur me materialet.

Berisha dhe Malltezi vijojnë të jenë në masë sigurie, i pari “detyrim paraqitje” dhe i dyti “arrest shtëpie”, ndërsa kalimi në gjyq do të ishte përballja e parë e vërtetë e të dyve me sistemin e drejtësisë.

Me Berishën e Malltezin të pandehur janë edhe bashkëpunëtorët e tyre, biznesmeni Fatmir Bektashi, i pandehur për “korrupsion aktiv” dhe “pastrim parash”. Akuza e “pastrimit të parave” i është komunikuar edhe ortakut të Malltezit, Xhimi Begeja, trashëgimtar i tokës dhe bashkëpronar i 'Homeplan', si dhe Andia Pustinës, financieres që kryente të gjitha operacionet financiare dhe ligjore të Homeplan.

Paralelisht SPAK ka vënë në sekuestro preventive pasuri të shumta që i përkasin  Jamarbër dhe Argita Malltezit, sekuestro e konfirmuar deri në Gjykatë Kushtetuese, ku përfshihen dhjetëra apartamente, vila, troje dhe llogari bankare, të cilat do të qëndrojnë të sekuestruara deri në përfundim të gjykimit.

Ndërkohë një tjetër hetim vazhdon me fraksion të kësaj dosjeje për pasurinë e ish-kryeministrit dhe verifikime nëse familjarët e tij kanë përfituar nga vendimet e tij si me rastin marrjes së truallit të Kompleksit Partizani dhe ndërtimin e 19 kullave nga dhëndri i tij.

Dosja 'Partizani', të pandehurit:
-Sali Berisha, ish kryeministër – akuzohet për “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, me Jamarbër Malltezin parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal.
-Jamarbër Malltezi – dhëndri i ish-kryeministrit – akuzohet për  “Korrupsioni pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim me Sali Berishën pasi në marrëveshje me këtë të fundit, duke shfrytëzuar pushtetin e ish Kryeministrit, ka arritur të marrë përfitimet e parregullta! Akuzohet dhe për “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287 paragrafi i dytë i Kodit Penal
-Fatmir Bektashi - Ndërtuesi akuzohet  “Korrupsionit aktiv të funksionarëve të lartë shtetërorë”, parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal dhe 'pastrim parash'
-Xhimi Begeja- Ortaku i Malltezit, trashëgimtar i tokës dhe bashkëpronar i 'Homeplan'  akuzohet për 'Pastrim Parash'
-Andia Pustina - Financierja që kryente të gjitha operacionet financiare dhe ligjore të Homeplan sh.p.k -  Akuzohet për 'Pastrim Parash' 

A.Q/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 12/04/2025 04:12

    Nje rekomandim per mediat:Sa po te merrni vesh ne gjyq qe seanca eshte shtyre per arsye te /semundjes/,beni punen e gazetarise investigative.Shkoni kontrolloini sa /te semure/ jane.Besoj se do i gjeni duke /u rikouperuar/ne ndonje rezort,ose ne ndonje restorant te shtrenjte,ose ne ndonje kafene,ose edhe ne ndonje vend /special/pertej kufijve.

    Përgjigju
  • Blenard: 11/04/2025 10:56

    turp te gjith te keni!

    Përgjigju
  • Petrit Vsili: 11/04/2025 10:52

    Ore po keta punesojne avokate apo avoketer… nese eshte i semure … kush e ka firmosur qe eshte i semure… ku eshte shtruar… cfare ilace ka blere … te gjithe shkojme ne pune me simptoma gripi dhe rrufe… uroj tmarrin masa disiplinore dhe ktyre lloj gjerave tu vij fundi se eshte turp… gjykata duhet te vendosi gjoba per kto lloj syresh

    Përgjigju
  • Ethem Lalaj: 11/04/2025 10:33

    S.BERISHA & DREJTËSIA E TREDHUR PREJ TIJ 92 JAN FATKEQSI KOMBËTARE. KUR SHTYEN PA LIMIT DOSJET E KL.PARUZANIT,PO ATO TË GËRDECIT PËR 17 VITE E 21 JANARIT NË 14 VITE..ÇMUND TË THUHET.? NUK KA DREJTËSI ME SB GJALLË.PIKË.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Nisi fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?