Sali Berisha

Kronikë

Afera Partizani/ Financierja Pustina kërkon pushimin e çështjes, seanca paraprake e radhës më 13 mars

6 Mars, 15:08| Përditesimi: 6 Mars, 16:00

  • Share

TIRANË- Në Gjykatën e Posaçme u mbajt seanca paraprake e dosjes së aferës ‘Partizani’. Në këtë seancë financierja Andia Pustina dhe studio ‘Pustina’ paraqitën mbrojtjen e tyre dhe kërkuan pushimin e çështjes.

Siç raporton gazetarja e Report Tv dhe Shqiptarja.com, Keti Banushi, seanca e radhës do të mbahet më 13 mars. Mbetet për të paraqitur mbrojtjen dhe kompania “Homeplan”.

Një ditë më parë Berisha, i pandehur, bëri rekurs në Gjykatën e Lartë për këtë çështje. Ish-kryeministri kërkoi heqjen e masës së sigurisë detyrim paraqitjeje, me argumentin se nuk ka asnjë kusht apo kriter që të qëndrojë kjo masë.

Kryetari i PD-së Sali Berisha është marrë i pandehur për dosjen ‘Partizani’, për të cilën SPAK e akuzon se me një sërë veprimesh i hapi rrugë privatizimit të ish kompleksit sportiv Partizani që u pasua me ndërtimin e 19 kullave, ku përfitues është dhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi, i pandehur gjithashtu.

Të pandehur në aferën Partizani janë edhe biznesmeni Fatmir Bektashi, Xhimi Begeja orataku i Malltezit, trashëgimtar i tokës dhe bashkëpronar i 'Homeplan' dhe Andia Pustina, financiere që kryente të gjitha operacionet financiare dhe ligjore të Homeplan.

Xh.K/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket vendimi i qeverisë për të mbyllur me një vit Tik Tok?