TIRANË- Seanca paraprake për dosjen e aferës Partizani është shtyrë sërish në GJKKO. Shkak për shtyrjen e seancës paraprake u bë mungesa e avokati Klodian Skënderi, i cili ishte në një tjetër proces gjyqësor. Skënderi përfaqëson Jamarbër Malltezin dhe Andia Pustinën. Seanca e radhës u caktua në datë 21 shkurt.
Në seancat e kaluara, avokatët e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe dhëndrit Malltezi kanë paraqitur pretendimet e tyre. Dhëndri i Berishës ka kërkuar pushimin e çështjes.
Ndërkohë, seancat paraprake do të vijojë me mbrojtjen e Fatmir Bektashit, Xhimi Begeja dhe Andia Pustina.
Gjyqtarja Flojera Davidhi do të vendosë nëse dosja do të kalojë për gjykim, do kthehet në SPAK apo do të pushohet.
Kryetari i PD-së Sali Berisha është marrë i pandehur për dosjen ‘Partizani’, për të cilën SPAK e akuzon se me një sërë veprimesh i hapi rrugë privatizimit të ish kompleksit sportiv Partizani që u pasua me ndërtimin e 19 kullave, ku përfitues është dhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi, i pandehur gjithashtu.
Të pandehur në aferën Partizani janë edhe biznesmeni Fatmir Bektashi, Xhimi Begeja orataku i Malltezit, trashëgimtar i tokës dhe bashkëpronar i 'Homeplan' dhe Andia Pustina, financiere që kryente të gjitha operacionet financiare dhe ligjore të Homeplan.
Komente

Dosja e siperpermendur dhe gjithe dosjet per grabitjen e shqiptareve nga politikanet si Saliu,Iliri,Ametaj,Beqaj e gjithe te tjere nuk do te gjykohen ose do te mbyllen per shkaqe banale.Justifikimet me dhembe barku te pandehurit apo avokatit do te jene justifikimi per ta.Liria dhe drejtesia jane sllogane qe egzistojne ne deshiren e njerezve dhe ne perallat e premtimeve te politikaneve.Kjo eshte loja.
Përgjigju