Kronikë

Afera Partizani/ Shtyhet sërish seanca në GJKKO, mungoi avokati i Malltezit dhe Andia Pustinës

5 Shkurt, 11:10| Përditesimi: 5 Shkurt, 11:17

  • Share

TIRANË- Seanca paraprake për dosjen e aferës Partizani është shtyrë sërish në GJKKO. Shkak për shtyrjen e seancës paraprake u bë mungesa e avokati Klodian Skënderi, i cili ishte në një tjetër proces gjyqësor. Skënderi përfaqëson Jamarbër Malltezin dhe Andia Pustinën. Seanca e radhës u caktua në datë 21 shkurt.

Në seancat e kaluara, avokatët e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe dhëndrit Malltezi kanë paraqitur pretendimet e tyre. Dhëndri i Berishës ka kërkuar pushimin e çështjes.

Ndërkohë, seancat paraprake do të vijojë me mbrojtjen e Fatmir Bektashit, Xhimi Begeja dhe Andia Pustina.

Gjyqtarja Flojera Davidhi do të vendosë nëse dosja do të kalojë për gjykim, do kthehet në SPAK apo do të pushohet.

Kryetari i PD-së Sali Berisha është marrë i pandehur për dosjen ‘Partizani’, për të cilën SPAK e akuzon se me një sërë veprimesh i hapi rrugë privatizimit të ish kompleksit sportiv Partizani që u pasua me ndërtimin e 19 kullave, ku përfitues është dhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi, i pandehur gjithashtu.

Të pandehur në aferën Partizani janë edhe biznesmeni Fatmir Bektashi, Xhimi Begeja orataku i Malltezit, trashëgimtar i tokës dhe bashkëpronar i 'Homeplan' dhe Andia Pustina, financiere që kryente të gjitha operacionet financiare dhe ligjore të Homeplan.

SI.E./r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?