Sali Berisha dhe Jamarbër Malltezi

Kronikë

Afera Partizani/ Shtyhet sërish seanca në GJKKO, mungoi avokati i ortakut të Malltezit

14 Shkurt, 12:42| Përditesimi: 14 Shkurt, 12:44

  • Share

TIRANË- Seanca paraprake për dosjen e aferës Partizani është shtyrë sërish në GJKKO. Shkak për shtyrjen e seancës paraprake u bë mungesa e avokati të ortakut të Malltezit, Xhimi Begeja. Seanca e radhës u caktua në datë 26 shkurt ora 09:00.

Në seancat e kaluara, avokatët e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe dhëndrit Malltezi kanë paraqitur pretendimet e tyre. Dhëndri i Berishës ka kërkuar pushimin e çështjes.

Ndërkohë, seancat paraprake do të vijojë me mbrojtjen e Fatmir Bektashit, Xhimi Begeja dhe Andia Pustina.

Gjyqtarja Flojera Davidhi do të vendosë nëse dosja do të kalojë për gjykim, do kthehet në SPAK apo do të pushohet.

Kryetari i PD-së Sali Berisha është marrë i pandehur për dosjen ‘Partizani’, për të cilën SPAK e akuzon se me një sërë veprimesh i hapi rrugë privatizimit të ish kompleksit sportiv Partizani që u pasua me ndërtimin e 19 kullave, ku përfitues është dhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi, i pandehur gjithashtu.

Të pandehur në aferën Partizani janë edhe biznesmeni Fatmir Bektashi, Xhimi Begeja orataku i Malltezit, trashëgimtar i tokës dhe bashkëpronar i 'Homeplan' dhe Andia Pustina, financiere që kryente të gjitha operacionet financiare dhe ligjore të Homeplan.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Hile: 14/02/2025 16:57

    Hile avokatesh me bekimin e gjkk.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?