TIRANË- Planin për ta zvarritur vendimmarrjen për dosjen e aferës Partizani të paktën deri pas zgjedhjeve të 11 majit, Sali Berisha, e vuri në zbatim edhe në seancën e kësaj të enjte, ku pritej vendimi për kalimin ose jo në gjyq.
Pasi dështuan një ditë më parë të shpallin pavlefshmëri të provave të përdorura ndaj tyre në gjykim, avokati i Sali Berishës kërkoi përjashtimin e gjyqtares së seancës paraprake, Flojera Davidhi, duke bërë që kjo e fundit ta ndërpriste seancën dhe ta shtynte atë edhe me 12 ditë të tjera, më 5 maj.
5 muaj më parë Berisha e falënderonte për lirimin nga arresti i shtëpisë gjyqtaren Davidhi. Por sot avokati i tij Gjokutaj tha se ajo është e njëanshme, por pa dhënë një argument të qenësishëm.
“Depozituam në formë të shkruar kërkesën për përjashtimin e gjyqtares dhe sipas procedurës, seanca u ndërpre sepse gjyqtarja as nuk mund të japë apo marrë vendim pa u shprehur një gjyqtar tjetër i kësaj gjykate lidhur me përjashtimin e saj. Seanca tjetër u la në datën nëse Davidhi do të jetë gjyqtarja e çështjes, ose nëse gjykata do të pranojë kërkesën tonë për përjashtim, por paraprakisht gjykata pranoi në datë duke konsideruar faktin për të mos u vonuar nëse do të rrëzohet kërkesa jonë jemi të detyruar të vijojmë me Davidhin”, tha Gjokutaj.
Këtë të enjte u mbushën fiks 6 muaj, që nga mbajtja e seancës së parë paraprake, 24 tetorin e vitit të kaluar. Për shtyrje të vazhdueshme janë bërë makinacione të ndryshme, me mungesa avokatësh apo edhe lexime të qindra faqeve në seanca, e së fundmi edhe kërkesa për përjashtim të gjyqtares, edhe pse për 180 ditë nuk kanë pasur asnjë ankesë ndaj Flojera Davidhi. Pra duket qartë një plan për ta zvarritur një proces që duket sikur po e çojnë në “kalendat greke”.
Sa i përket procesit një kërkesë tjetër e paraqitur në gjyq ishte edhe ajo e avokatit të Fatmir Bektashit, i cili kërkoi veçim të çështjes, nëse dosja do të kalojë për gjykim.
Dërgimi në gjyq i dosjes do të ishte përballja e parë reale e Berishës dhe Malltezit me drejtësinë shqiptare. Berisha ndodhet në masë “detyrim paraqitje”, ndërsa dhëndri i tij Malltezi po hetohet në arrest shtëpie , i pandehur për korrupsion pasiv dhe pastrim parash.
Nga privatizimi i klubit sportiv ku përfitues ishte dhëndri i Berishës, u ndërtuan të paktën 19 kulla pallatesh. Me Berishën e Malltezin të pandehur janë edhe bashkëpunëtorët e tyre, biznesmeni Fatmir Bektashi, i pandehur për “korrupsion aktiv” dhe “pastrim parash”. Akuza e “pastrimit të parave” i është komunikuar edhe ortakut të Malltezit, Xhimi Begeja, trashëgimtar i tokës dhe bashkëpronar i 'Homeplan', si dhe Andia Pustinës, financieres që kryente të gjitha operacionet financiare dhe ligjore të Homeplan.
Komente

Po mir ja bēn Sali Krimineli kur ka gjetur shesh pse mos tē bēj shesh me ktē kodosh popull.
PërgjigjuTani qe iu mbush mendja se kush eshte ne te vertete kryekrimineli edhe kryehajduti Salih Vuk Berisha, sipas qelepirxhiut Gjokutaj, "u be e njeanshme Fjorela Davidhi?! Sistemi i Drejtesise ne Shqiperi duhet te kthehet ne gjykime me juri dhe jo t'i lihet bat=rra nje gjyqtari.
PërgjigjuTURP E FAQJA E ZEZE ...GJYKATES CURRE, BEJNE CFARE I THOTE BANDITI BERISHA-KARAXHIXH
PërgjigjuIku koha kur kishte shtet lavdi PPSH
Përgjigju