Afera 'Partizani’/ GJKKO shtyn më 16 dhjetor seancën paraprake për Berishën, dhëndrin dhe 3 të tjerët! Avokati Gjokutaj: Strasburgu po shqyrton me prioritet dosjen e ish-kryeministrit

25 Nëntor, 12:52| Përditesimi: 25 Nëntor, 14:58

  • Share

Tirane- GJKKO vendosi sot të shtyjë për një datë tjetër seancën paraprake  ish-kryeministrin Sali Berisha, dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi dhe 3 të pandehurit e tjerë, të akuzuar për aferën korruptive të dosjes së kompleksit “Partizani”.

Shkak u bë kërkesa e të pandehurve dhe avokatëve mbrojtës për tu njohur me aktet.

Ndërkohë pas shtyrjes se seancës, foli për gazetarët avokati i Berishës, Genc Gjokutaj. Ai tha se Gjykata e Strasburgut e ka konsideruar si prioritare çështjen e Berishës dhe pritet t'i drejtohet me pyetje shtetit shqiptar.

'Gjykata e Strasburgut pa shteruar ende gjykimin në Gjykatë Kushtetuese ka kaluar në fazën e debatit çështjen e zotit Berisha. E ka konsideruar çështje prioritare dhe i ka drejtuar pyetje shtetit shqiptar për procesin e parregullt ligjor. Janë të gjitha ankimet për detyrimin paraqitje, arrestin shtëpi, anti kushtetueshmërinë dhe pasojat që rrjedhim, ndërprerjen e aktivitetit si lider opozite dhe deputet.Të gjitha problematikat që i kemi paraqitur Strasburgu ka ecur në një shpejtësi pa precedent. Ne do presim shkresa ka ardhur drejtuar shtetit shqiptar, do plotësohen pyetje dhe do merret vendim.' 

Vendimi për kalimin ose jo për gjykim të dosjes së privatizimit të ish kompleksit ‘Partizani’ me të akuzuar ish-kryeministrin Sali Berisha, dhëndrin e tij Jamarbër Malltezin dhe 3 të tjerë, do të mbahet pas dy javësh, konkretisht 16 dhjetor ora 11:00. 

Këtë herë ka qenë dhe avokatja e Andia Pustinës që ka kërkuar shtyrjen për tu njohur me dosjen.

Seancën e 24 tetorit gjyqtarja Flojera Davidhi, pranoi kërkesën e mbrojtjes për ta shtyrë shqyrtimin me qëllim që ti jepej kohë palës mbrojtëse për tu njohur me aktet. Bëhet fjalë për 333 fashikuj, me shifrën rekord prej 160 mijë faqe zbuloi avokati atë ditë.

Ende nuk dihet nëse do të jetë I pranishëm vetë Sali Berisha, i cili prej 11 muajsh ndodhet në 'arrest shtëpie' dhe dhëndri I tij apo do të prezantohen nga avokatët mbrojtës.

Pas katër vitesh hetime për aferën Partizani, SPAK dërgoi dosjen me 5 të pandehur në GJKKO, ku kërkon nisjen e gjykimit.

Sali Berisha është marrë i pandehur për korrupsion pasiv pasi akuzohet se ka ndërmarrë veprime konkrete në miratim ligjesh dhe aktesh nënligjore, për t’i përshtatur sipas nevojave të pesë familjeve pronare në kompleksin sportiv Partizani, ku përfitues ishte edhe dhëndrri i tij, Jamarbër Malltezi.

Jamarbër Malltezi  akuzohet për korrupsioni pasiv, kryer në bashkëpunim me Sali Berishën pasi në marrëveshje me këtë të fundit, duke shfrytëzuar pushtetin, privatizuan kompleksin partizani që i solli familjes miliona euro përfitime. Malltezi akuzohet dhe për pastrim parash.

Biznesmeni Fatmir Bektashi është i pandehur për korrupsion aktiv, Xhimi Begeja, trashëgimtar i tokës dhe bashkëpronar i “Homeplan” për pastrim parash, ndërsa  Andia Pustina, financierja që kreu të gjitha operacionet financiare e ligjore të “Homeplan”, po ashtu në akuzë për pastrim parash.Paralelisht me dërgimin për gjykim të dosjes “Partizani”, Prokuroria e posaçme vijon hetimin e thelluar pasuror të familjes Berisha.

Te pandehurit e Dosjes 'Partizani'
Sali Berisha ish kryeministri – akuzohet për “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, me Jamarbër Malltezin parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal.
Jamarbër Malltezi – dhëndri i ish kryeministrit – akuzohet për  “Korrupsioni pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim me Sali Berishën pasi në marrëveshje me këtë të fundit, duke shfrytëzuar pushtetin e ish Kryeministrit, ka arritur të marrë përfitimet e parregullta! Akuzohet dhe per “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287 paragrafi i dytë i Kodit Penal
Fatmir Bektashi - Ndërtuesi akuzohet  “Korrupsionit aktiv të funksionarëve të lartë shtetërorë”, parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal dhe 'pastrim parash'
Xhimi Begeja- Ortaku i Malltezit, trashegimtar i tokës dhe bashkëpronar i 'Homeplan'  akuzohet për 'Pastrim Parash'
Andia Pustina - Financierja që kryente të gjitha operacionet financiare dhe ligjore të Homeplan sh.p.k -  Akuzohet për 'Pastrim Parash'  

Ne rreth gjyqtarja Flojera Davidhi, foto arkive, gjatë një takimi me Yuri Kim, ish ambasadoren e SHBA-se në Shqipëri 

Ora 12:58
Seanca paraprake në GJKKO u shtye, avokati Gjokutaj: Gjykata e Strasburgut e ka konsideruar prioritare çështjen e Berishës! Po ecën me shpejtësi të paprecedent

 

Avokati i Berishës Genc Gjokutaj foli për gazetarët pas shtyrjes së seancës paraprake në GJKKO për ish kryeministrin. Gjokutaj dha lajmin se në Gjykatën e Strasburgut, çështja e Berishës është konsideruara prioritare dhe i janë drejtuar shtetit shqiptar për procesin e parregullt. 

'Gjykata e Strasburgut pa shteruar ende gjykimin në GJK ka kaluar në fazën e debatit çështjen e zotit Berisha. E ka konsideruar çështje prioritare dhe i ka drejtuar pyetje shtetit shqiptar për procesin e parregullt ligjor. Janë të gjitha ankimet për detyrimin paraqitje, arrestin shtëpi, anti kushtetueshmërinë dhe pasojat që rrjedhim, ndërprerjen e aktivitetit si lider opozite dhe deputet.

Të gjitha problematikat që i kemi paraqitur Strasburgu ka ecur në një shpejtësi pa precedent. Ne do presim shkresa ka ardhur drejtuar shtetit shqiptar, do plotësohen pyetje dhe do merret vendim. Ne do i drejtohemi në çdo seancë. Përjashtim i Irena Gjokës ka qenë refreni. Është dhe do e kërkojmë në çdo seancë. Kemi bërë kërkesë të re. Ata kur konstatojnë çështje të rëndësie prioritare, vetë ky afat i shkurtër është një rast i paprecedente. Le të shpresojmë të ecim në këtë rrugë.'

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Populli: 25/11/2024 14:00

    Epo Strasburgu mezi po pret te leshoj sali ujkun nga shpella, a te rafte damllaja ty edhe saliut bashke. NDYRESIRA!

    Përgjigju
    • Goni: 25/11/2024 22:54

      ka kohe te dal saliu edhe 7 muaj deri nga fundi i qershorit atehere do shkoje ceshtja ne gjyq rreth dates 20 ose 25 qershor 2025 ose 9+9 muaj hetim paraprak per akuza te dyta te lidhura me ate te komunikuar pas 9 muajve te pare. Gjokutaj e di me mire kete gje po nuk i interesom te flase

  • Pelion: 25/11/2024 11:44

    Zonja Davidhi para se të komunikosh vendimin vendos dorën në bibël,zoti mbi gjithçka,kush mëkaton dhe kërkon dhe atributet e të madhërishmit e pagabueshmit zot prugatorit i takon... 30 e kusur vjet këto shushunja janë ushqyer me gjak shqiptarësh,haku i këtij kombi i zëntë !

    Përgjigju
  • Gimi: 25/11/2024 08:57

    Ca turpi ! po andia cfare lidhje ka, ajo eshte zonj e nderuar dhe profesioniste vertet

    Përgjigju
    • Qytetari: 25/11/2024 14:07

      Andia me sa duket bente gjithe manovrat financiare. Por meqenese thua ti o Gimi qe eshte 'zonje e nderuar' dhe 'profesioniste e vertete'atehere une propozoj qe te behemi te gjithe bashke e te kerkojme permiresim te menjehershem te kushteve ne burgun e grave, ku mund te akomodohen 'profesionistet e verteta' dhe 'zonjat e nderuara' si puna e kesaj Andias.

  • Eri: 25/11/2024 08:42

    Trupit gjykues te GJKKO-se, mos harroni se keni fut ne burg gra nen akuzen per korrupsion dhe shperdorim detyre per 1 arke peshk dhe 1 celular, keshtu qe te gjithe te barabarte para ligjit. Jepni denimin e merituar per keta hajdute dhe vrases.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?