Po mbahet seanca paraprake në GJKKO për dosjen “Partizani” pasi mbrojtësit e Sali Berishës arritën që ta shtynin me tentativat e tyre pas zgjedhjeve të 11 majit.
Gjyqtarja Floreja Davidhi pritet të vendosë nëse do ta kalojë apo dosjen për gjykim me të pandehur Sali Berishën, Jamarbër Malltezin, Fatmir Bektashin, Xhimi Begejan dhe Andia Pustinën.
Në seancën e fundit, të mbajtur më 5 maj, Berisha përdori një tjetër manovër, duke nxjerrë një dokument, përmes të cilit pretendonte se gjyqtarja e hetimit paraprak Irena Gjoka ka qenë e dënuar në 2005 në Greqi për falsifikim dokumentesh të udhëtimit. Me këtë vendim, mbrojtja e ish-kryeministrit kërkoi në seancë paraprake revokimin e vendimit për pavlefshmëri të provave të marra nga Gjoka.
Mbrojtja e Berishës pretendon se nëse dokumenti për dënimin e Gjokës është i vërtetë, çdo vendimmarrje e gjyqtares së hetimit paraprak nuk ka patur legjitimitet.
Edhe më 13 maj, GJKKO rrëzoi kërkesën e tij të dytë për për përjashtimin e gjyqtares Flojera Davidhi lidhur me dosjen Partizani.
Dërgimi në gjyq i dosjes do të ishte përballja e parë reale e Berishës dhe Malltezit me drejtësinë. Një vendim i tillë do të ishte një tjetër ‘goditje’ për Berishën brenda pak ditësh pas humbjes së thellë në zgjedhjet e 11 majit. Kreu i PD ndodhet në masë “detyrim paraqitje” për korrupsion, ndërsa dhëndri i tij Malltezi po hetohet në arrest shtëpie, i pandehur për korrupsion pasiv dhe pastrim parash.
Lajm në përditësim...
Komente

Prit gomar te dale bare
Përgjigju