Zvarritja e dosjes ‘Partizani’ për avokatin Edmond Petraj mund të sjell humbje të provave reale. I ftuar ditën e sotme në emision ‘Studio Live’ në Report Tv, me gazetarin Arbër Hitaj, Petraj tha se nga tejzgjatjet dosja mund edhe të pushohet.
‘Mund të pushohet dhe si çështje dhe nga tejzgjatjet dhe humbet afatet. Pastaj në rastet kur një avokat mungon i lë vendin një avokati tjetër dhe në momentin që është përcaktuar avokati, ai merr kohën e duhur për të lexuar dosjen dhe mund të ketë prap shkaqe që mund të zgjatet. Dosja edhe mund të zvarritet deri sa të mos kalojë për gjykim për t'u pushuar. Në rastet kur një avokat çon një raport nga eksperienca ime prokuroria fillon që të bënte verifikime’, tha ai.
Ai tha se për Berishën duhet të ketë edhe një rikualifikim vepre që mund të gjendet një shkak tjetër në dosje, për të cilin të hetohet si mund të jetë sipas tij fshehja e pasurisë.
‘Ky lloj procesi nuk e cenon veprimtarinë e Berishës në fushatë sepse është thirrur si i pandehur dhe ngelet tek gjyqtari i seancës paraprake. Është ai gjyqtari që do vendos për kalimin e dosjes në gjyq por mund edhe ta pushoj, edhe mund ta kthej për plotësim hetimesh. Për Berishën mendoj se mund të ketë edhe një rikualifikim vepre që s’mund të hetohet për këtë gjë, por mund të gjendet një shkak tjetër në dosje, pshm pjesa e fshehjes së pasurisë ose mosdeklarimi i të ardhurave’, tha ai.
Teksa u ndal tek dosja e Ilir Metës, ai tha se ajo dosje do të marr kohën e vet. Sipas tij, për këtë dosje është i kallzuar edhe Berisha.
'Është në proces dhe do të marr kohën e duhur. Është një dosje komplekse sepse është Cez Dia dhe kemi atje edhe zotin Berisha të kallëzuar dhe se di nëse ka shkuar dhe ka dhënë deklaratë për këtë dosje’, tha ai.
Komente
