Rreth 3.3 milionë euro pasuri e sekuestruar, një kërkesë për leje për arrestimin e një deputeti dhe 9 masa të tjera arresti për Fierin dhe 5 për Elbasanit është bilanci i njoftimit të fundit të SPAK që sipas avokatit Redi Ramaj ishte i pritshëm pas një hetimi të gjatë.
Duke folur në Report Tv, avokati tha se me akuzat e reja lidhur me inceneratorët e Elbasanit dhe Fierit do të rëndojnë edhe me tepër pozitën e ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka i cili aktualisht ndodhet në qeli.
“Veprimi i SPAK ishte i pritshëm, ka kohë që diskutohet çështja e inceneratorëve. Normalisht është bërë edhe një hetim parlamentar. Prokuroria ishte organi i fundit për të arritur në përpunime dhe për të dhënë drejtësi. Rëndohet pozita e Kokës, pasi tani lidhet edhe me Inceneratorët. Kemi dhe një inceneratorë të tretë, nuk i dihet sesi do të shkojë edhe situata këtu. Të gjithë personat e përfshirë në çështjen e inceneratorëve e kanë pozitën e rënduar, pasi siç e thamë jemi para një hartimi të një dokumenti nga komisioni hetimor parlamentar. Komisioni parlamentar u bë tani afër, ndërsa dosja që të hetohet nga prokuroria kërkon shumë më shumë kohë.”
“Ky është vetëm fillimi për deputetin Alqi Bllako”. Kështu deklaroi Ramaj në “Sot Live në Shqipëri” me gazetarin Andi Kapxhiu, duke nënkuptuar se hetimet janë ende në fillim, pasi akuzat mund të ndryshojnë në vazhdim.
Sipas tij imuniteti që ka deputeti për shkak të detyrës së tij, të garantuar nga Kushtetuta, nuk duhet të pengoi prokurorinë të kryejë hetimet, si në rastin e Bllokos. SPAK i ka kërkuar Kuvendit leje për arrestimin e deputetit të PS, Alqi Bllako.
“Bllako ka të gjitha tagrat për t’u hetuar. Ky është fillimi për Bllakon, kur të kemi dokumentacione të reja mund të kemi edhe ndryshime në akuza.
Kushtetuta ia ka dhënë kompetencën në momentin e procedimit. Kuveni për personat e zgjedhur brenda tyre, të kenë mundësi të diskutojnë dhe të japin “ok” organeve kompetente. Mazhoranca ka deklaruar se nuk do të mbrojnë persona që kanë problematika me ligjin. Mendoj që duhet të votojnë pro për Bllakon. Është detyrë e Kuvendin qe duhet të vlerësojë rrethanat. Imuniteti që ka deputeti nuk duhet ta pengojë prokurorinë të kryejë hetimet dhe nuk mund të pengohet për shkak të imunitetit.”, tha ai.
“Çfarë i pret zyrtarët e lartë të cilët janë përfshirë në çështjen e inceneratorëve?”. Përgjigjen e kësaj pyetje e dha avokati i ftuar në studion e Report Tv. Ai sqaroi se shumica prej zyrtarëve janë akuzuar për “shpërdorim detyre” dhe maksimumi i dënimit është 7 vjet. Sipas peronat e përfshirë në këtë çështje duhet të dënohen maksimalisht.
“Është një vepër penale që ka interpretim dhe diskutim. Përfshinë një sërë problematikash dhe verimesh penale. Ligji thotë në këto raste maksimumi i dënimit është 7 vjet, duke i dhënë një hapësirë gjykatës. Në këtë moment jemi në kufijtë maksimal nëse gjykata do të vihej përballë me këtë akuzë do të jetë 7 vjet.”, sqaroi avokati.