TIRANË- Atë që refugjatët afganët po e përjetojnë sot, Fatmir Hasani e ka përjetuar në lëkurën e tij 20 vite më parë.
Ishte fare i ri, ku u desh të linte vendin e tij, Kosovën, për shkak të regjimit serb. Sot, Fatmirit po i kalojnë në vena të njëjtat ndjesi, kur sheh rreth e qark 'Qytetit Studenti', afganët e larguar nga atdheu i tyre në të njëjtën situatë, përndjekja nga talebanët.
Aty, në qendër të QS-së, dhe shumë pranë godinave ku afganët po strehohen përkohësisht, Fatmiri ka arritur të ketë biznesin e tij, një Fast Food.
Fatmiri: Ne duhet t’i mirëpresim sepse ata janë duke ikur prej një regjimi që është i barabartë si regjimi i Serbisë mbi Kosovën.
Gazetari: Prej disa vitesh punoni këtu në Shqipëri në këtë Fast Food, me ardhjen e afganëve, a ka më shumë punë?
Fatmiri: Me ardhjen e tyre ka filluar puna, por ne duhet t’i mirëpresim, duhet tu bëjmë respektin....
Nuk i sheh aspak të rrezikshmëm, dhe aq më pak burim incidentesh.
Fatmiri: Nuk ma merr mendja që ata janë njerëz të dhunshëm, ata janë njerëz që ikin nga lufta dhe ne duhet ti presim me të gjitha të mirat këtu.
Të njëjtën mikpritje ua kanë dhënë edhe klientët në Fast-Foodin e Fatmirit.
Gazetari: Për njerëzit, të cilëve ju shërbeni, çfarë flasin, si ndihen?
Fatmiri: Shumë mirë, vijnë ata, hanë, iu shërbejmë, flasin anglisht.
Artur Lushën e gjejmë në krye të detyrës. Ai gatuan në mensë për vizitorët e 'Qytet Studenti'. Klientët më të rinj të tij, janë afganët, e për ta thotë se janë të qetë dhe familjarë dhe jo siç ai i priste.
Artur Lusha: Ato janë njerëz hallexhinj. Përgjithësisht ishin njerëz të mirë, të qetë, të urtë, të gjithë ishin familjar, me fëmijë të vegjël, që i kishte prurë halli.
Biznesi i Lushës është një nga 3 mensat e përzgjedhura nga Bashkia e Tiranës për ushqimin e tyre. Pavarësisht kulturave të ndryshme, Arturi na rrëfen se nuk e pati të vështirë të gatuajë për ta.
Artur Lusha: Ata lanë përshtypje të mirë, por edhe ngelën të kënaqur me ushqimin tonë. U përpoqëm tu afroheshim gatimeve të tyre, por ishin ata që u përshtatën me ne. Ne bëmë më të mirën.
Në Qytetin Studenti, vështirë të mendoje se do të gjenim edhe një shqiptar, që e ka vizituar Afganistanin 4 herë, por jo si turistë. Ish-komando i Forcave të Armatosura, Vladimir Hasmuça ka qenë në 4 misionë paqeruajtëse atje, ndërsa sot, për të mbajtur familjen, shet fruta-perime.
“Kam fatin e mirë që kam qenë atje dhe e njoh si popull dhe njerëzit më pyesnin se çfarë njerëzish janë. Tani situata është normale, njerëzit u mësuan dhe nuk u bënë përshtypje fare, tregon ai.
Teksa edhe përmes të ekranit të Report Tv u përcollën me dhjetëra histori të refugjatëve afganë dhe përshtatja me shqiptarët, këtë herë menduam që mikrofonin t’ua drejtojmë vetë banorëve të “Qytetit Studenti”.
"Ata vijnë nga halli, nuk është se erdhën të na zaptojnë ne. Kanë 20 vite luftë dhe talebanët po i vrasin. Nuk kemi ndonjë të keqe nga ata, po patëm mundësi do i ndihmojmë".
"Ne nuk jemi një shtet që mund t'i presim pavarësisht gjendjes së tyre. Edhe jam edhe s’jam dakord".
"Më se dakord, sepse edhe ne kur shkojmë jashtë normal që dakord do jenë dhe ata. Situata më duket e qetë. Policia do bëjë punën e vetë dhe ata do të jenë të qetë".
"Gjë e mirë që kanë ardhur. Qetësi, ne po dalim përditë, ata kanë punën e tyre, ne kemi punën tonë".
"I zuri ata tani, siç mund të na zinte ne dhe ndoshta ata do na përkrahnin një ditë".
"Shumë mirë kanë bërë që kanë ardhur, sepse edhe ne kështu kemi shkuar në Greqi, gjithandej", tregojnë ato për Report Tv.
Evlad a po bindeni npraktik,njerzit e Sojit të arushes normal e han mishin,kan marak edhe ntrejte,me pije knaqen,nuk e dojn mu njers,veq punojn bollë
PërgjigjuBravo shqiptaret e mi! Po bejme ate qe duhet, ate qe te pare tane na kane mesuar. Krenar, vertete Krenar qe jam shqiptar. Zoti I ndihmofte miqte tane afgane! Zoti i bekofte shqiptaret e mire!
PërgjigjuKu i gjetem miq ne afganet o idiot.