Afganët në plazhin e Shëngjinit

Opinion

Afganët, të gëzosh lirinë duhet të njohësh robërinë

30 Gusht 2021, 15:55| Përditesimi: 30 Gusht 2021, 16:01

  • Share

Ka një paralelizëm idiotesk mes ardhjes së afganëve sot dhe të shqiptarëve të larguar në fillim të viteve '90 në Itali. Këto dy krahasime, jo vetëm që nuk kanë asnjë ngjashmëri, por bëhen në kohë, hapësirë dhe rrethana të ndryshme.

Së pari, shqiptarët u larguan të dëshpëruar dhe pa asnjë lloj marrëveshje ndër shtetërore në fillim të viteve' 90 drejt brigjeve italiane në kërkim të një jete më të mirë dhe ishin kryesisht emigrant për motive ekonomike dhe pak politike, sepse në Shqipëri regjimi ishte në grahmat e fundit. Afganët sot, shumica prej tyre janë vetëm për motive politike, për arsye të lirisë dhe kanosjes serioze që ju bëhet me jetën.

Së  dyti, shqiptarët shkuan në Itali për të jetuar ndoshta edhe për gjithmonë. Ndërsa shumica e afganëve janë përkohësisht në Shqipërisë, sepse destination përfundimtar kanë SHBA. Askush nga afganët nuk mendoj se do të dëshironte të jetonte në Shqipërinë e sotme. Shqipëria nuk do të harxhoj asnjë cent  për afganët e madje do të përfitoj politikisht dhe prestigj me SHBA me mikpritjen e bërë. Italianët i pritën mijëra shqiptarë të varfër, uritur e të zhveshur me shpenzimet e tyre pa marrë asnjë cent nga institucionet apo shtete të tjera. Nuk e kuptoj mllefin dhe thuajse racizmin e disave për ardhjen e afganëve. Pse gjithë ky mllef? Jeta është e shenjtë dhe ata ikën nga shtëpitë e tyre, sepse e kanë të rrezikuar seriozisht jetën.

Të gëzosh lirinë duhet të njohësh robërinë dhe ne shqiptarët me shumë se çdo popull e dimë çmimin e lirisë së na ka munguar për dekada të tëra. Shqipëria e shqiptarët duhet të jenë promovuesit më të mëdhenj të lirisë dhe të mbrojtjes së jetës. Nuk ka qenë e largët data, kur të rinjtë në Shqipëri vriteshin në kufij për një jetë më mirë, vareshin në sheshe për një poezi ose pushkatoheshin në male për një fjale kundër "Partisë", apo dënoheshin me burg, sepse shpreheshin se nuk ka qumësht apo bukë.

Për çudi të fatit, shumica e tyre që sot shprehen kundër afganëve janë ata që kanë jetuar represionin e Regjimit e kanë lindur para viteve '90. Kjo dëshmon qartë se ata vazhdojnë të mbeten të dashuruar me dhunuesin dhe e provojnë atë me dashuri.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?