Bota

Afganistan, autobombë në hyrje të bazës ushtarake amerikane, disa të plagosur

11 Dhjetor 2019, 08:36| Përditesimi: 11 Dhjetor 2019, 08:39

  • Share

Një makinë bombë shpërtheu rreth orës 6 të mëngjesit të sotëm në afërsi të bazës kryesore ushtarake amerikane në Afganistan, atë të Bagram, në provincën veriore të Parvanit.

Shpërthimi i bombës më pas u shoqërua me të shtëna të shumta, si pasojë e të cilave mbetën të plagosur 5 persona.

Sulmi në bazën ushtarake amerikane vjen disa ditë pas rifillimit të bisedimeve të paqes midis Uashingtonit dhe Talibanëve.

Tre muaj më parë, presidenti amerikan, Donald Trump, kishte ndërprerë pa paralajmëruar përpjekjet diplomatike që mund t'i japin fund luftës më të gjatë amerikane.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nis fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?