Bota

Afganistan, e gjithë familja vdes ndërsa shkonte në një funeral, 11 viktima nga një sulm me bombë

17 Dhjetor 2019, 10:57| Përditesimi: 17 Dhjetor 2019, 11:03

  • Share

Njëmbëdhjetë civilë, të gjithë anëtarët e së njëjtës familje, u vranë gjatë shpërthimit të një bombe.

Masakra ndodhi në një rrugë në lindje të Afganistanit ndërsa ata ishin pjesë e një funerali.

Guvernatori lokal, Talib Mangal, raportoi se viktimat janë pesë burra, dy gra dhe tre fëmijë dhe se vdekja e tyre ishte shkaktuar nga shpërthimi i bombës.

Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme afgane, Nasrat Rahimi e drejtoi gishtin tek Talibanët, të cilët deri më tani nuk kanë bërë asnjë koment.

Sulmet me bombë dhe jo vetëm, janë bërë të zakonshme në afganistan. Ato kryesisht janë drejtuar kundër autoriteteve policore por nuk kanë kursyer as civilët, përfshi dhe fëmijët.

 

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nis fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?