Një sulm me bomba pranë pallatit presidencial në Kabul tronditi festën e Kurban Bajramit në Afganistan. Edhe pse gjatë sulmit nuk u konfirmuan viktima, ajo që bëri përshtypje ishte fakti se qytetarët vazhduan të luteshin.
Në një video të bërë virale në rrjet, vetëm një besimtar frikësohet dhe mbetet në këmbë, ndërsa të tjerët përfshi edhe presidentin Ghani, vijojnë ritualin e faljes.
Lutjet po transmetoheshin drejtpërdrejt dhe Presidenti Ashraf Ghani ishte i pranishëm.
Sulmi erdhi midis një rritje të dhunës në vend, pasi trupat e huaja u tërhoqën pas 20 vjetësh.
Ndryshe nga vitet e kaluara, Talebanët nuk shpallën armëpushim gjatë këtij Bajrami, duke vijuar ofensivën e tyre për pushtimin e pikave kufitare dhe qyteteve e krahinave të ndryshme në vend.
Lajmi kryesor:
Myslimanët në mbarë botën festojnë Kurban Bajramin nën hijen e pandemisë
//ReportTv.al