ISIS nuk ka menduar dy herë për të treguar forcën e tij teksa Afganistani është ende larg gjetjes së qetësisë, pavarësisht se SHBA ka vendosur të largohet nga vendi.
Një shpërthim shumë i fortë, me sa duket një raketë, ka mbjellë vdekje në ceremoninë e organizuar në Kabul, për nder të Abdul Ali Mazarit, udhëheqësit të grupit etnik Hazara që u vra në vitin 1995.
Të paktën 27 njerëz u vranë, rreth tridhjetë janë të plagosur gjatë sulmit të organizuar nga njerëz të armatosur.
Talebanët, të cilët sapo kanë nënshkruar një marrëveshje armëpushimi me një delegacion amerikan, janë distancuar nga sulmi.
Shiitët kanë qenë gjithmonë në qendër të urrejtjes sektare të ISIS. Edhe vitin e kaluar gjatë të njëjtës ceremoni u vranë 11 persona pas një sulmi të ngjashëm.
Shiitët konsiderohen heretikë nga fondamentalistët Suni, pra një objektiv legjitim i dhunës. Dhe në kontekstin e një fanatizmi të tillë, sulmi në Kabul tregon se pavarësisht nga marrëveshja që parashikon tërheqjen e trupave amerikane, paqja në Afganistan është akoma larg.