Foto nga ngjarja

Bota

Afganistan, vritet një ushtar amerikan gjatë një sulmi të brendshëm në Kabul

4 Nëntor 2018, 01:58| Përditesimi: 4 Nëntor 2018, 02:01

  • Share

Në Afganistan një ushtar i ushtrisë amerikane është vrarë gjatë një sulmi të brendshëm në Kabul.

Lajmi bëhet i ditur nga ushtria amerikane më 3 nëntor.

Mirëpo sipas Debra Richardson, zëdhënëse e misionit në Afganistan, ka njoftuar përmes njoftimit se edhe një ushtar tjetër amerikan është lënduar gjatë sulmit.

Gjithashtu bëhet e ditur se nuk ka pasur raportime për përgjegjësinë ndaj sulmit të bërë nga forcat afgane ndaj ushtarëve ndërkombëtarë me të cilët bashkëpunojnë.

Madje Gjenerali Scott Miller, komandant në NATO dhe ushtrinë amerikane, nuk ka komentuar ndaj sulmit që i ishte bërë edhe një shefi të policisë lokale në Kabul.

Nga sulmi i fundit del se ka shkuar në 8 numri i viktimave nga ushtria amerikane në Afganistan.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?