Foto ilustruese

Bota

Afganistani në luftë civile, talebanët marrin qarkun e Khamyab, u vranë tetë policë dhe disa të tjerë u plagosën

11 Shtator 2018, 03:05
  • Share

Në luftën civile në Afganistanin e veriut talebanët kanë marrë një distrikt strategjik të rëndësishëm pranë kufirit me Turkmenistanin dhe kërcënuan një kryeqendër province, duke vrarë dhjetëra trupa afganë në një seri sulmesh.

Bëhet e ditur se gjatë tre ditëve të fundit, më shumë se 80 ushtarë të Forcës Kombëtare Afgane që trajnohen nga ushtria amerikane janë vrarë nga forcat rebele talebane, ndërkohë që shefi i policisë së provincës së Khamyab, ka njoftuar se forcat qeveritare u tërhoqën nga zona për të shmangur viktimat mes civilëve.

Veçse zyrtari nuk pranoi të fliste për viktimat midis forcave të tij, por sipas raportimeve bëhet e ditur se në luftime u vranë tetë policë dhe disa të tjerë u plagosën.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet t’u jepet mundësia prokurorëve të SPAK të rikandidojnë?