Kreu i PD-së Lulzim Basha, kryeministri Edi Rama dhe kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi

Kronikë

AFP për zgjedhjet parlamentare më 25 prill: Sondazhet parashikojnë se fitues do të jenë socialistët e Ramës dhe do të kenë epërsi ndaj rivalëve

23 Prill 2021, 11:42| Përditesimi: 23 Prill 2021, 11:50

  • Share

AFP i ka kushtuar sot një artikull zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri dhe klimës politike në vend në prag të ditës së votimit, 25 prillit.

Në Shqipëri do të zhvillohen zgjedhjet parlamentare të dielën, gjë që konsiderohet si jetike për ambicien e saj për t’u bërë pjesë e Bashkimin Evropian, pas një fushate të ashpër e cila u shoqërua edhe përplasjen me armë mes simpatizantëve partive të ndryshme, ku mbeti i vrarë një njeri.

Kryeministri Edi Rama po kërkon një mandat të tretë, por po përballen me një sfidë, aleancën e bashkuar të shumë partive, me në krye Partinë Demokratike.

Politikanët e të gjitha partive po përballen me apatinë e votuesve në një vend ku humbësit zakonisht akuzojnë fituesit për manipulim të votave dhe fushatat janë shënjuar nga rivalitete personale të forta.

“Të paktën, palët duhet të lënë mënjanë konfliktet e tyre dhe të punojnë seriozisht për interesat më të mirë të të gjithëve, sepse ne të gjithë jemi të lodhur,” i tha AFP-së, Arisa Kraja, një mësuese 45-vjeçare.

Vendi me 2.8 milionë banorë është ndër më të varfrit në Evropë dhe pandemia e koronavirusit i ka përkeqësuar gjërat, ku sektori i turizmit ka pësuar një rënie të madhe.

Shqipëria është gjithashtu prej dy vjetësh në një krizë politike, ku disa deputet të opozitës refuzuan të zinin vend në parlament me pretendimin se zgjedhjet e 2017, që i fitoi Partia Socialiste ishit të manipuluara.

“Sondazhet parashikojnë se fitues do të jenë socialistët e Ramës dhe do të kenë epërsi ndaj rivalëve, megjithatë ditët e fundit do të jenë vendimtare për votuesit”, tha komentatori politik Lutfi Dervishi.

Të gjitha palët pretendojnë të jenë pro BE dhe Shqipëria është pretendente për tu anëtarësuar prej vitit 2014, duke premtuar se do të përfundojnë reformat e kërkuara të BE, duke përfshirë edhe reformën në drejtësi.

Rama, një artist dhe ish-basketbollist, po vepron me një fushatë vaksinimi masive për të rritur shanset e tij, duke premtuar se 500,000 shqiptarë do të vaksinohen deri në fund të qershorit.

Ai po u kërkon votuesve më shumë kohë për të përfunduar projektet e infrastrukturës të penguara nga pandemia dhe për të rindërtuar mijëra shtëpi të shkatërruara në një tërmet të vitit 2019. Kundërshtarët e tij janë përqendruar në një plan për të ringjallur ekonominë duke mbështetur bizneset e vogla.

Armiqësia personale midis figurave kryesore politike, ka shtyrë të dërguarit e BE të bëjnë thirrjen për një fushatë “pa retorikë nxitëse apo gjuhë urrejtjeje”.

Sidoqoftë, kreu i partisë Demokratike Lulzim Basha dhe Rama vazhduan të thumbonin njeri-tjetrin gjatë fushatës elektorale.

Basha është shprehur se Rama ka mashtruar në zgjedhjet parlamentare të mëparshme dhe ka marrë nën kontroll institucionet dhe ekonominë e Shqipërisë, Rama ka rrezuar pretendimet e tij dhe tha se kundërshtarët e tij nuk kanë politika por kanë vetëm një qëllim “zhvillimin e një beteje të fundit me kryeministrin”.

Në prag të zgjedhjeve, rivaliteti midis dy partive u shndërruan në vdekjeprurëse, pasi pretendimet e shitblerjes së votave çuan në një përleshje me armë, në një qytetet pranë kryeqytetit, duke lënë një mbështetës të Partisë Socialiste të vdekur dhe 4 persona të tjerë të plagosur.

Zyrtarët po përpiqen të shmangin manipulimet e votave duke përdorur një sistem elektronik të identifikimit të votuesve.

“25 prilli do të jetë momenti i së vërtetës për partitë politike të Shqipërisë,” tha Vincenzo Del Monaco, i dërguari në Shqipëri për OSBE, një organizëm ndërkombëtar që dërgon vëzhgues për votimin.

Ai i tha AFP se zhvillimi i qetë i procesit zgjedhor ishte një tregues i “pjekurisë politike kombëtare”.

Shumë nga qytetarët shqiptarë kanë humbur durimin ndaj partive politike dhe kanë investuar besimin e tyre në institucionet e reja gjyqësore të përqendruara në çrrënjosjen e abuzimeve.

“Unë do të votoj, por jam i bindur që ndryshimi në këtë vend do të vijë nga gjyqësori,” tha mësuesja 31-vjeçare, Soni Luka.

Ajo shtoi se gjykatësit duhet “të vendosin politikanë të korruptuar dhe zyrtarë të tjerë pas hekurave sa më shpejt të jetë e mundur”.

Rezultatet e plota mund të duhen ditë për të dalë pas përfundimit të votimit në orën 17:00 GMT të së dielës,” përfundon AFP.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?