Desmond Tutu

Afrika e Jugut i jep lamtumirën e fundit heroit të luftës kundër aparteidit, Desmond Tutu

1 Janar 2022, 14:41| Përditesimi: 1 Janar 2022, 14:49

  • Share

Kjo ditë e parë e vitit 2022 në Afrikën e Jugut është e veçantë edhe për arsyen se po mbahet ceremonia shtetërore e varrimit e heroit të luftës kundër ndarjeve racore, ish kryepeshkopit Desmond Tutu. Me kërkesën e Tutus, ceremonia e funeralit është organizuar është thjeshtë.

Tutu, që vdiq më 26 dhjetor në moshën 90-vjeçare, u kujtua në Afrikën e Jugut dhe në mbarë botën për korrektësinë e tij morale dhe për qëndrimet e tij parimore.

Tutu kishte fituar Çmimin Nobel për Paqe më 1984 për kundërshtimin e tij jo të dhunshëm të udhëheqjes në Afrikë të Jugut nga pakica kundër shumicës.

Pas përfundimit të aparteidit, ai kryesoi Komisionin për të Vërtetën dhe Pajtimin dhe u shndërrua në model edhe për vendet e tjera që po bënin përpjekje të ngjashme.

Komisioni ishte “një hapësirë ku viktimat mund të tregonin traumat e tyre dhe ta ndanin historinë e tyre me mbarë kombin”, kishte shkruar Tutu në raportin final të komisionit. Ky komision ishte krijuar “për të shërbyer si një dhomë për shërimin kombëtar, pajtimin dhe faljen”.

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?