Afrika e Jugut përballet me motin ekstrem, shënohen 11 viktima nga përmbytjet

27 Shtator 2023, 14:50| Përditesimi: 27 Shtator 2023, 14:57

  • Share

Njëmbëdhjetë persona kanë humbur jetën në provincën e Kepit Perëndimor të Afrikës së Jugut si dhe Cape Town si pasojë e motit ekstrem.

Reshjet e shumta të shiut dhe erërat e forta kanë shkaktuar përmbytje dhe shkatërrime masive.

Duke marrë parasysh faktin se një pjesë e madhe e territorit është akoma nën pushtimin e ujit, autoritetet vendase besojnë se pa rënë niveli i ujit nuk mund të mbyllet me kaq bilanci i viktimave.

Kontakti i ujit me linjat e energjisë eletrike është shkaku i vdekjes për 8 nga 11 viktimat e shënuar, raporton BBC.

Po ashtu, raportohet se ekipet e shpëtimit kanë zbarkuar në terren në kërkim të njerëzve që dyshohet se mund të jenë bllokuar në shtëpitë e tyre nga niveli i lartë i ujit dhe për të minimizuar dëmet e mëtejshme.

Ministri i Energjisë Elektrike, Kgosientsho Ramokgopa, deklaroi se më shumë se 80 rrugë janë bllokuar dhe se 15  mijë shtëpi nuk kanë energji elektrike.

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?