Bota
Lifestyle

Afrika zhvillon festivalin më të madh rrugor

29 Dhjetor 2019, 06:08| Përditesimi: 29 Dhjetor 2019, 06:11

  • Share

Që prej 26 dhjetorit Afrika ka nisur festivalin “më të madh rrugor në kontinent”, i njohur ndryshe edhe si Festivali Calabar.

Në këtë festival i cili filloj në Cross River të Nigerisë, në Gjirin e Guinea-s, kanë marrë pjesë një numër i madh valltarësh dhe ekipesh të folklorit jo vetëm vendase por nga e gjithë bota, për të marshuar në rrugë dhe treguar kulturën e tyre.

Tematika e këtij festivali kësaj here ishte "Njerëzimi", ndërsa mësohet se, në kuadër të këtij evenimenti shumë fise në Nigeri pritet të zhvillojnë vallet e tyre tradicionale. Kujtojmë se, në Nigeri gjenden mbi 200 fise.

Ndërkaq, “Calabar” pritet të përfundojë në 30 dhjetor.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Trump tarifa doganore 10 për qind Shqipërisë, sa ndikon në ekonomi?