Afrikano-amerikani i vdekur nga policia, trazira të dhunshme në SHBA... Gjendja e jashtëzakonshme në Minneapolis! Trump: Do ndërhyjë ushtria (VIDEO)

29 Maj 2020, 09:03| Përditesimi: 29 Maj 2020, 14:43

  • Share

Edhe nata e tretë e protestave në qytetin Minneapolis, në shtetin e mes-perëndimit amerikan Minnesota, për vdekjen e një burri afrikano-amerikan që ishte ndaluar nga policia, u shndërrua në protesta të dhunshme.

Forcat e policisë, të cilat nga ana e tyre kanë përdorur gaz lotsjellës, plumba gome dhe pompa uji me presion, janë përballur me zemërimin e mijëra njerëzve të cilët kanë djegur disa ndërtesa si dhe kanë goditur dhe shkatërruar disa makina të forcave të rendit, deri edhe duke i vënë zjarrin teksa nuk kanë munguar edhe bastisjet e disa dhjetra dyqaneve, ku në njërin prej tyre pronari hapi zjarr duke lënë të vdekur një person.

George Floyd, 46-vjeçari afrikano-amerikan që vdiq nën këmbët e oficerit të policisë më 26 maj, u dyshua se lëvizte me mjet identifikimi të rremë. Efektivi i rendit e ndali atë me forcë duke i mbajtur gjurin në qafë për plot 8 minuta, pavarësisht thirrjeve lutëse të të ndaluarit se nuk mund të merrte dot frymë, gjë e cila sipas ekspertizës i shkaktoi atij vdekjen prej mbytjes.

VIDEO e incidentit ku George Floyd gjeti vdekjen ne momentin e ndalimit nga policia

Protesta janë organizuar edhe në shumë qytete të tjera të Amerikës, përfshirë Nju Jork Oakland, Kaliforni dhe Kolorado. Qindra protestues edhe nga lëvizja Black Lives Matter bllokuan trafikun në Autostradën 101 në Los Angeles dhe shkatërruan një makinë policie. Në Denver, u vendos bllokimi i Kapitolit të Shtetit nga ana e policisë pasi tubimet u shoqëruar edhe me të shtëna armësh

Kryebashkiaku i Bashkisë së Minneapolis I ka kërkuar nga shteti ndihmë për të rivendosur "rendin dhe qetësinë ndërsa një ditë më parë i bëri thirrje prokurorëve lokalë të paraqesin kallëzimin penal kundër oficerit të policisë dhe shprehu habin "Pse njeriu që vrau George Floyd nuk ishte në burg?"

Edhe Komisioneri i Lartë i OKB për të Drejtat e Njeriut reagoi në lidhje me ngjarjen duke thënë se “Kjo vrasje është e fundit në një listë të gjatë të vrasjeve të afrikano-amerikanëve të paarmatosur"
Presidenti amerikan më herët reagoi në Twitter duke kërkuar që hetimi i FBI-së "të përshpejtohej" dhe shprehu ngushëllimet e tij për familjen Floyd. Ndërsa Ish-Nënpresidenti Joe Biden, sfidanti i pritshëm demokrat i Presidentit Trump në zgjedhjet e këtij nëntori, tha se vdekja e Floyd-it ishte "pjesë e një cikli të rrënjosur dhe sistematik që ekziston ende në këtë vend." Ai gjithashtu i ka kërkuar autoriteteve në vend të rivendosin qetësinë në të kundërt ka kërcënuar se do të dërgojë ushtrinë

Oficeri dhe tre të tjerë të përfshirë në arrestimin e Floyd u shkarkuan nga detyra pasi hetuesit panë pamjet video të incidentit ndërkaq FBI-ja do të përcaktojë nëse ishin shkelur të drejtat civile të Floyd-it.

Vdekja e Floyd u krahasua me atë të Eric Garnerit, një afrikano-amerikan në New York i cili vdiq në vitin 2014 pasi një oficer i bardhë ia shtrëngoi qafën me krah, ndërsa ai lutej për jetën e tij. Edhe Garner iu përgjërua oficerëve, duke thënë se nuk mund të merrte frymë.

Vdekja e Floyd-it vjen gjithashtu disa javë pasi tre persona u akuzuan për një vrasje me armë ndodhur në muajin shkurt në shtetin Georgia, ku të dyshuarit janë një ish-polic i bardhë i kontesë Glynn dhe djali i tij, të cilët me sa duket e morën për hajdut, ndërsa ai ishte duke vrapuar.

Ora 18:35
Gazetari i CNN arrestohet gjatë raportimit të protestave në SHBA për vdekjen e afrikano-amerikanit

SHBA -Një gazetar i CNN u arrestua ndërsa po jepte një raport të drejtpërdrejtë televiziv në mëngjes në Minneapolis dhe më pas u la i lirë rreth një orë më vonë. Policia e Shtetit arrestoi korrespodentin e CNN, Omar Jimenez, operatorin dhe fotoreporterin e tij menjëherë pasi ai po raportonte drejtpërdrejt nga një rrugë në jug të qytetit. Policia tha se i kishin thënë ekuipazhit që të lëviznin, por ata nuk u bindën.

Jimenez shihet duke mbajtur distinktivin e tij ndërsa raportonte, duke e identifikuar veten si reporter. Një oficer i kapi krahun ndërsa Jimenez fliste, pastaj e futi në pranga. "Ne do të lëvizim ku të doni ju, ne po qëndrojmë këtu, na ktheni ku të doni ju", i tha Jimenez policisë para se të largohej. Guvernatori i Minesotës, Tim Walz i tha presidentit në mbarë botën të CNN Jeff Zucker se ai kërkon falje të thellë për atë që ndodhi dhe se do të punonte për ta lëshuar ekipin e CNN.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Kris: 29/05/2020 11:18

    Opozita nxjerr pretekste sepse nuk do reformen. Arsyeja? Do te humbe perseri!A e ka luksin populli shqiptar te pajiset me karta ID apo me pasaporta biometrike!Nuk ka nje ligj qe te gjithe duhet te pajisen me to! Numurimi elektronik duhet te provohet se sa i sakte eshte sepse manipulimi atje eshte shume i lehte per t'u bere! Largoni numuruesit politike!E fundit lereni emigrantet te votojne me poste ose ne kompjuter!Pa folur per qeverine teknike per 100 dite dhe policine zgjedhore! Keto jane endra brenda endres! Ministrat e Lules nuk largoheshin pasi mbaruan zgjedhjet me 2017!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?