Afrim Gashi

Afrim Gashi zgjidhet kryetar i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut

28 Maj, 16:43| Përditesimi: 28 Maj, 16:45

  • Share

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut, të martën, ka zgjedhur Afrim Gashin për kryetar të tij, ndërsa janë verifikuar edhe mandatet e deputetëve të dalë nga zgjedhjet parlamentare më 8 maj.

Afrim Gashi u zgjodh për kryeparlamentar me 76 vota ndërsa gjashtë ishin kundër.

Pas dhënies së betimit, Gashi tha se detyrën e kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut do ta kryejë me “përkushtim, në të mirë të vendit dhe të qytetarëve duke respektuar në maksimum të drejtën e lirisë së shprehjes të të zgjedhurve të popullit”.

Për kandidaturën e Gashit votuan deputetët e VMRO DPMNE-së, të koalicionit VLEN dhe lëvizjes ZNAM, ndërsa kundër ishin deputetët e partisë E Majta.

Debati është zhvilluar kryesisht mes deputetëve të VMRO DPMNE-së dhe të partisë E Majta e cila akuzoi VMRO-në për “tradhti” dhe “kosovarizimin” e institucionit ligjvënës.

Deputetët e Frontit Evropian që drejtohet nga Bashkimi Demokratik për Integrim nuk morën pjesë në as në aktin e votimit e as një debatin që ka zgjatur rreth katër orë.
Gashi deri të hënën ka qenë kryetar i partisë Alternativa, kur dha dorëheqje pas nominimit të tij për kryetar të Kuvendit.

Ai ishte deputet në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut në dy mandate 2016-2020 dhe 2020-2024.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?