Taulant Seferi

Afrimi i bujshëm i Tiranës, firmos me sulmuesin e kombëtares

5 Janar 2021, 07:37| Përditesimi: 5 Janar 2021, 07:39

  • Share

Tirana ka zyrtarizuar afrimin e parë në merkaton e janarit dhe bëhet fjalë për një emër të bujshëm, si Taulant Seferi.

Seferi, i shumë përmendur për kalimin e tij te Shkëndija e Tetovës, e gjen veten nën ngjyrat bardheblu.

Kanë qenë kryeqytetasit kanë njoftuar se është mbyllur me sukses marrëveshja me Young Boys për të huazuar sulmuesin Seferi.

“Mirësevjen Taulan Sulejmanov (Taulant Seferi)! Klubi i Futbollit Tirana njofton afrimin e parë të merkatos së Janarit. KF Tirana njofton arritjen e marrëveshjes me klubin e madh europian Young Boys për huazimin e sulmuesit Taulan Seferi.  Pas bisedimeve te orëve të vona mes dy presidencave u arrit bashkëpunimi për të patur në organikën e ekipit tone 24 vjecarin. Seferi është prej kohësh pjesë e klubit zviceran dhe gjithashtu lojtar I kombëtares shqiptare të futbollit ku ka bërë paraqitje tejet dinjitoze. Klubi I uron suksese me fanellën bardheblu”, shkruan Tirana.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?