Afrimi i talenteve të reja, ndryshon ligji për shtetësinë! Qeveria nxjerr për konsultim publik ndryshimet ligjore

3 Prill 2023, 18:11| Përditesimi: 3 Prill 2023, 18:19

  • Share

TIRANË- Fëmijët e lindur në Shqipëri nga prindër të huaj mund të marrin shtetësi shqiptare, me kusht që prindërit të japin pëlqimin e tyre, kur mosha e tij është nën 18 vjeç. Ky ndryshim në Ligjin për Shtetësinëfshf vjen në kuadër të politikave të qeverisë për të afruar talente apo kualitete në fushën e arsimit, shkencës, artit, kulturës, ekonomisë dhe sportit.

Në relacionin bashkangjitur draftit ligjor, sqarohet se një ndër propozuesit kryesor të ndryshimeve ligjore është Federata Shqiptare e Futbollit.

Qëllimi është ngritja e nivelit të lojës në skuadrat e futbollit në vend dhe në mënyrë të veçantë forcimi i imazhit të skuadrave kombëtare të futbollit në nivel europian e ndërkombëtar.

Sipas ndryshimeve, “Një fëmijë i lindur brenda territorit të Republikës së Shqipërisë, nga prindër me shtetësi tjetër, të cilët janë rezident të ligjshëm në territorin e Republikës së Shqipërisë, mund të marrë shtetësi shqiptare me pëlqimin e të dy prindërve".

Më herët, ligji parashikonte se për fëmijët e lindur apo gjetur në territorin e Shqipërisë, të cilit prindërit nuk i njihen mund të marrin shtetësi shqiptare, por kjo mund t’i hiqej në rast se prindërit e fëmijës bëhen të njohur ligjërisht përpara se fëmija të ketë mbushur 14 vjeç dhe janë shtetas të huaj, por me kusht që fëmija të mos mbetet pa shtetësi si pasojë e këtij veprimi.

Me ndryshimet e reja të hedhura për konsultim nga qeveria parashikohet, se shtetësia shqiptare mund të fitohet nga shtetasit e huaj edhe pa mbushur moshën 18 vjeç, kur personi s’përbën kërcënim për rendin publik edhe në rastet kur Republika e Shqipërisë ka interes kombëtar apo interes në fushën e arsimit, shkencës, artit, kulturës, ekonomisë e sportit.

Ky ndryshim sipas FSHF rrit mundësinë e rekrutimit të talenteve të reja, pasi kushti për moshën 18 vjeç e sipër, kufizon mundësinë e Federatës për të afruar talente. 

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Shkerdhoja: 03/04/2023 18:44

    Po kopilat e bangladeshit dhe afganistanit do marrin nenshtetesine se nuk ka ngel kush tjeter ne albanistan

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?