Afro 11 mijë maturantë këtë vit kanë aplikuar për të vazhduar studimet jashtë Shqipërisë. Njohësit e këtij fenomeni thonë se në lojë janë shumë arsye. Ndaj zgjidhjet për mbajtjen e të rinjëve brenda vendit, shihet tek reformat arsimore, punësimi i garantuar dhe paga
Nga rreth 30 mijë maturantë në të gjithë vendin, 10 mijë e 873 prej tyre kanë aplikuar për studime jashtë vendit. Shifrat e siguruar nga Report Tv tregon se1/3 e maturantëve kanë plotësuar formularin A1dhe kanë zgjedhur opsionin Aplikon për jashtë “Po”.
Vetë maturantët më herët janë shprehur se mundësitë e shtumta të punësimit dhe cilësia e zhvillimit dhe formimit të tyre professional në vendet perëndimore I nxisin ato drejt braktisjes së vendit të tyre, pa ditur nëse do të kthehen më.
Një nga shtysat për vendimin, sipas sociologes Entela Binjaku, janë prindërit që kërkojnë më shumë për fëmijët e tyre cilësi në mësimdhënie.
“Zgjidhjet e problemit, pedagogu I shkencave Pirro Prifti e shikon tek reformimi në sistemin e pagave dhe kontrata të menjëhershme punësimi pas studimeve. Prifti merr si shembull rastin e studentëve të mjekësisë”, tha sociologia Entela Binjaku.
“Këtë vit për maturantët që do të studiojnë në Shqipëri nuk ka më 3 raunde regjistrimi, por vetëm dy. Aplikimi në universitet bëhet në portalin U- Albania dhe aplikimet për raundin e pare ku përzgjidhen 10 programe studimit nga maturantët nisin nga 29 korriku deri në 3 gusht”, tha Pedagogu Pirro Prifti.
E bëjmë Shqipërinë një burg të madh dhe i mbajmë të rinjtë këtu.
PërgjigjuPo
mos u jepni deftesen e pjekurise, te rine aty dhe nje 5vjecar.
PërgjigjuPas 5 vitesh duhet me patjetër t'i kapni e t'i dënoni me burgim të përjetshëm studentët me akuzën se kanë shpërdoruar detyrën, dhe taksat tona jo të tyre, kujdes se mbase ju arratisen.
Tregu i punës është primitiv, i pa rregulluar, pa rregulla , i lënë në mëshirën e biznesmenave të krimit. Siguria ekonomike sociale shëndetsore janë përtokë.
PërgjigjuPolitikanët e dështuar shqiptar me politikat e dështuara të tyre do i nxjerr si jashtëqitje ekonomia globale. Nuk doni të punoni me/për popullin tuaj, ja keni me të futme popullit tuaj, ata ikin e ju shpejt do përballeni me globalizmin e egër, ku vendi më i mirë fiton. Në cilën skuadër/vend do të jetë populli? Jo në Shqipëri
PërgjigjuSa te pasur qenkan keta qe duan te studjojne jashte, ketu ankohen se skemi leke.
PërgjigjuNuk jane te pasur, por me mend. Fitojne bursa studimi jashte dhe pune e sigurte me pagese te mire, ku mardhenia e punes e rregulluar me ligje qe zbatohen