Williams i Spanjës dhe Mbappe i Francës

Sport

Afron gjysmëfinalja e Euro 2024, Spanja skuadra favorite! Në pritje të 'yjeve', autogolat nderojnë Francën

8 Korrik 2024, 14:19| Përditesimi: 8 Korrik 2024, 14:44

  • Share

Sot janë mbyllur përgatitjet e fundit, me Spanjën dhe Francën që janë gati të ndeshen në Mynih për gjysmëfinalen e parë të Evropianit. ‘La Roha’ e De La Fuentes ka disa mungesa, Le Normad dhe Carvajal për shkak kartonësh, ndërsa Pedri e mbylli Evropianin pas përplasjes me Toni Kroos.

Megjithatë spanjollët konsiderohen si favorit ndaj ‘gjelave’, të cilët nën urdhrat e Deschamps janë larg shkëlqimit në këtë kampionat Evropian. Franca sulmuesin më të mirë në Gjermani ka patur ‘autogolat’, teksa tifozët shpresojnë që në Berlin të ‘shpërthejë’ arsenali i tyre i mbushur me ‘yje’ si Mbappe, Griezman, Dembele dhe shumë të tjerë.

Për t’u theksuar se përballë janë Spanja me 3 Evropianë të fituar dhe Franca që ia ka dalë të bëjë për vete 2 herë kompeticionin. Ndryshe nga Spanja, trajneri i Francës Deschamps e ka quajtur sukses arritjen deri në gjysmëfinale, edhe pse sipas ‘njerëzit e prisnin këtë’.

Ne.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?