Afron sezoni i ri i Champions League, ndryshimet e reja sjellin 3 ditë ndeshje! Java e parë me superduele

12 Shtator, 12:50| Përditesimi: 12 Shtator, 13:38

  • Share

Me mbylljen e ndeshjeve në Ligën e Kombeve, këtë fundjavë rikthehet kampionatet, por mbi të gjitha nga e marta Champions League. Një kompeticion i jashtëzakonshëm që me formatit e ri premton netë të magjishme nga fillimi në fund. Për më tepër ndeshjet do jenë në 3 ditë të ndryshme dhe jo më vetëm të martë e të mërkurë, por edhe të enjte me dy fasha orari.

Si shembull të martën në orën 18:45 do luhen dy ndeshjet e para të Champions League mes Juventusit e PSV-së si dhe Young Boys e Aston Villa. Më pas në orën 21:00 do jenë 4 përballje të tjera, ku falë formulës së re do ketë superduele si Milan-Liverpool.

Ndeshjet mes titanëve nuk do mungojnë asnjë natë, teksa në javën e parë, por të mërkurën në axhëndë është Manchester City-Inter, ndërsa të enjten spikat Atalanta-Arsenal. Në total 18 ndeshje në 3 ditë si pasojë e zgjerimit të kompeticionit që nuk është më me 32 skuadra pjesmarrëse, por 36.

Championsi i ri nuk do ketë më 8 grupe me nga 4 skuadra, por një renditje të vetme nga vendi i parë deri tek i 36-ti, ku skuadrat duhet të mbledhin pikët si të ishte kampionat pavarësisht se luajnë me kundërshtarë të ndryshëm. Faza e parë mbyllet pas 8 ndeshjeve për secilin ekip, teksa në 1/8 kualifikohen nga vendi i parë deri tek i 8-i. Nga vendi i 9 në të 24 shkojnë në ‘play-off’, ndërsa nga vendi i 25 deri tek i 36 do eliminohen.  

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?