Agjencia amerikane e hapësirës, NASA prodhon respiratorin VITAL për pacientët me COVID-19

6 Maj 2020, 09:13| Përditesimi: 6 Maj 2020, 09:15

  • Share

Agjencia amerikane e hapësirës, NASA, thotë se një respirator i ri i zhvilluar nga inxhinerët e saj për të trajtuar pacientët e prekur nga koronavirusi, është miratuar organet federale të shëndetësisë për përdorim urgjent.

Inxhinerët e NASA në Kaliforni e projektuan dhe ndërtuan pajisjen brenda një harku kohor prej 37 ditësh.

Respiratori i quajtur “VITAL” është ndërtuar me synimin për të lehtësuar furnizimin me respiratorë tradicionalë dhe do të përdoren tek pacientët e prekur rëndë nga koronavirusi.

Këto makineri po ashtu mund të përdoren edhe në raste të tjera, kryesisht kur një pacient i nënshtrohet operacionit dhe gjendet nën anestezi të përgjithshme.

Sipas NASA, pajisja e re nuk është projektuar për të zëvendësuar respiratorët tradicionalë, të cilët zgjasin për disa vite dhe se ata janë ndërtuar për një gamë të gjerë përdorimesh mjekësore.

Pajisja është e ndërtuar e tillë që të funsksionojë tre deri katër muaj dhe të përdoret kryesisht te pacientët me COVID-19. Po ashtu ajo kushton më lire, është e ndërtuar me pak pjesë dhe mund të modifikohet për përdorim në spitalet fushore.

Ndërkohë Agjencia Amerikane e Hapësirës tha se respiratori prototip është miratuar nga agjencia federale amerikane që merret me çështjet e shëndetësisë dhe se NASA po ofron një liçensë falas për prodhimin e respiratorit në të gjithë botën.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?