Agjencia Kombëtare e Barnave deklaroi se presidentja e urdhrit të farmacistëve u përdor politikisht nga kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha në lidhje me tregun farmaceutik dhe furnizimin e tij me vaksinat e gripit.
Sipas agjencisë së barnave, urdhri i farmacistëve deklaroi sot të dhëna të pavërteta. Presidentja e këtij urdhri tha se deri më sot janë importuar vetëm 9500 vaksina antigrip.
Sa i përket tregut të hapur farmaceutik, pranë Agjencisë Kombëtare te Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore deri më tani janë importuar rreth 34.500 mijë vaksina antigrip.
Nga ana tjetër, qeveria shqiptare ka mundur të sigurojë një sasi prej 368 mijë doza vaksinash. Nga kjo sasi, në muajin shtator janë importuar 70 mijë doza dhe pjesa tjetër importohet sipas kalendarit te paracaktuar.
Pas kësaj deklarate ka reaguar përsëri Urdhri i Farmacistëve duke i qëndruar deklaratës së në vend janë pajisur me autorizim për tregun e hapur vetëm 9500 vaksina. Ndërkohë nga ana tjetër ata hedhin poshtë pretendimin se janë përdorur politikisht nga PD.